Pas sigurimit të fazës Play Off për Botërorin, Shqipëria u mund 0-2 nga Anglia në “Air Albania”, duke mbyllur fushatën kualifikuese me një humbje.
Trajneri Sylvinho theksoi se fokus i kuqezinjve mbetet te sfidat e marsit, dhe kjo u reflektua edhe te formacioni titullar, ku u kursyen 4 nga 5 lojtarët që rrezikonin pjesëmarrjen në Play Off. Anglia nisi takimin në sulm, por nuk arriti të kërcënojë seriozisht portën e Strakoshës.
Shqipëria nuk qëndroi pasive; Hysaj pati një rast të mirë për gol, por goditja e tij përfundoi mbi traversë. Me lojë të vendosur dhe dëshirë për të shkruar një faqe tjetër historike, kuqezinjtë vunë në siklet Anglinë me disa zbritje të rrezikshme, sidomos nga Arbër Hoxha. Si favorit i grupit, Anglia kontrolloi pjesën e parë, duke rrezikuar seriozisht vetëm në minutën e 37-të me goditjet e Boue dhe Kuensa, të cilat u neutralizuan nga Strakosha. Fraksioni i parë u mbyll 0-0.
Në pjesën e dytë, Anglia gjeti rrugën e golit dy herë me Kane, duke vulosur fitoren 2-0. Megjithatë, Shqipëria dha një paraqitje pozitive dhe do të fokusohet te sfidat vendimtare të Play Off për një tjetër mundësi historike në Botëror. Për Anglinë, fitorja pa pësuar gol është një tjetër rekord i suksesshëm për “3 Luanët”.


