Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Kupa e Mbretit/ U tha se do bojkotonte finalen ndaj Barcelonës, Real Madrid reagon zyrtarisht

    April 25, 2025

    Real Madridi ka reaguar me një deklaratë zyrtare vetëm 24 orë para finales së Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës, duke kundërshtuar publikisht komentet e gjyqtarëve të caktuar për këtë përballje.

    Në media u përhapën raportime se Real Madridi mund të bojkotojë ndeshjen nëse nuk ndryshohen gjyqtarët, konkretisht Ricardo De Burgos Bengoetxea, i cili pritet të gjykojë takimin. Ky i fundit, në një deklaratë emocionale për shtyp, shpërtheu në lot, duke akuzuar në mënyrë indirekte klubin madrilen për presion ndaj arbitrave përmes përmbajtjes së publikuar në Real Madrid TV.

    Sipas De Burgos, videot e publikuara kanë pasur ndikim negativ në jetën e tij personale dhe tek të afërmit e tij.

    Në përgjigje, Real Madridi deklaroi:

    “Real Madrid CF i konsideron të papranueshme deklaratat publike të bëra nga gjyqtarët e caktuar për finalen. Protesta të tilla, të bëra vetëm 24 orë para ndeshjes, përqendrohen në përmbajtjen e një mediaje të mbrojtur nga liria e shprehjes, siç është Real Madrid TV, dhe tregojnë armiqësinë e hapur ndaj klubit tonë.”

    Klubi i bardhë e cilësoi “befasuese” edhe thirrjen e gjyqtarëve për unitet dhe paralajmërimin për masa, duke shtuar se një qasje e tillë dëmton parimet e drejtësisë, objektivitetit dhe paanshmërisë – në prag të një ndeshjeje që ndiqet nga qindra milionë njerëz në mbarë botën.

    “Real Madridi shpreson që përgjegjësit në Federatën Spanjolle të Futbollit dhe trupi gjyqësor të ndërmarrin masa të menjëhershme për të ruajtur integritetin dhe prestigjin e institucioneve që përfaqësojnë”, përfundon deklarata.

    Finalja pritet të zhvillohet nesër më 26 prill 2025, mes dy gjigantëve spanjollë – Real Madrid dhe Barcelona.

    barcelona finalja Kupa e Mbretit Real Madrid
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    April 15, 2026

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    April 15, 2026

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    April 15, 2026

    “Marrëdhënia me Italinë nuk është më e njëjtë”, Trump sulmon sërish Melonin. Kryeministrja italiane: Aleanca euroatlantike nuk ndahet

    April 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Parashikimi i horoskopit 14 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.