Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Meta-Kryemadhi duan transmetim LIVE, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesat e ish-bashkëshortëve

    Sherr i pazakontë në Tiranë, qytetari përleshet me policin rrugor

    Momente pikante para samitit: Vuçiç bisedon me Macron, Presidenti i Qipros përqafon Ramën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    “Kuota gjinore” futet te lista preferenciale me amendament

    July 26, 2024
    “Kuota gjinore” futet te lista preferenciale me amendament
    Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

    TIRANË– Një nismë e deputeteve nga mazhoranca dhe opozita për të përfshirë në ndryshimet ligjore në Kodin Zgjedhor detyrimin e kuotës gjinore edhe në listën e kandidatëve preferencialë u propozuara të premten në seancë plenare, ndërsa pritet që të votohet “pakti politik’.

    Kuota gjinore e detyruar me ligj në pjesën e mbyllur të listës së kandidatëve, në 1/3 e kësaj liste, do të aplikohet edhe në pjesën tjetër të saj, pavarësisht se nga kjo pjesë e listës del deputet kandidati që merr më shumë vota. Sipas propozimit, “1 në 3 nga kandidatët fitues nga lista e hapur duhet të jetë grua”.

    Sipas amendamentit të bërë gjatë seancës plenare, “në rastet kur nga rirenditja nuk rezulton që duke filluar nga kreu i listës, një në tre emra të saj t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar, atëherë kandidatja e tretë në këtë listë dhe në vijim një në çdo tre emra të saj i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar, sipas numrit të votave që këto të fundit kanë marrë”.

    Nisma e firmosur fillimisht nga gratë deputete, Dhurata Çupi nga PD dhe Etilda Gjonaj nga PS, u përkrah nga deputetë të tjerë si dhe nga krerët e dy grupeve të mëdha parlamentare, ai i PS-së Bledi Çuçi dhe ai i PD-së, Gazment Bardhi.

    Ndryshimet në Kodin Zgjedhor parashikojnë që një e treta e listës së kandidatëve për deputetë të partive politike të jetë e mbyllur dhe e garantuar nga përzgjedhja e kryetarëve të partive, ndërsa votuesit mund të japin votë preferenciale për pjesën tjetër të listës duke u dhënë mundësinë të zgjidhen në Kuvend me këtë formulë afro 30 për qind të totalit të deputetëve.

    Pakti politik u arrit mes dy partive të mëdha pas disa javësh konsultime të mbyllura në një grup të vogël negociatorësh, pasi një komision i posaçëm parlamentar i ngritur për këtë punë dështoi të realizonte këtë reformë./REPORTER

    Kuota gjinore Kuvend 26 korrik 2024 lista preferenciale me amendament
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Meta-Kryemadhi duan transmetim LIVE, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesat e ish-bashkëshortëve

    June 5, 2026

    Sherr i pazakontë në Tiranë, qytetari përleshet me policin rrugor

    June 5, 2026

    Momente pikante para samitit: Vuçiç bisedon me Macron, Presidenti i Qipros përqafon Ramën

    June 5, 2026

    Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.