Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident në qendër të Laçit, tre të plagosur dërgohen me urgjencë në Tiranë

    “Do t’ju vijmë papritur”, Dashnor Sula paralajmëron bizneset pas skandalit me ushqimet

    Los Angeles kufizon përdorimin e ekraneve në shkolla, masa e parë e këtij lloji në SHBA

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    “Kujdes me shqiptarët ose përjashtohemi”, presidenti i federatës serbe alarmon: Siguria është prioritet

    October 9, 2025
    FORMACIONI/ Silvinjo e nis nga Broja, zgjidh disa balotazhe. Ja si pritet të luajë Shqipëria me Serbinë

    Kombëtarja shqiptare ka përfunduar përgatitjet për ndeshjen e shumëpritur ndaj Serbisë më 11 tetor në Leskovc. E premte mesditën, skuadra do të niset drejt Nishit, ku do të qëndrojë deri në ditën e takimit.

    Seancat stërvitore kanë qenë të mbyllura, ndërsa trajneri Sylvinho ka përgatitur ekipin për këtë sfidë që konsiderohet vendimtare për objektivin e Kombëtares: vendi i dytë në grup.

    Pasditen e së premtes, ora 16:30, do të mbahet konferenca e fundit për shtyp nga trajneri Sylvinho dhe një nga lojtarët, në stadiumin e Leskovcit ku zhvillohet ndeshja. Menjëherë pas saj, skuadra do të zhvillojë stërvitjen e fundit në stadiumin Duboçiça.

    Presidenti i Federatës Serbe, Dragan Xhajiç, thekson se siguria është prioritet:

    “Një incident i vetëm mund të ketë pasoja të mëdha. Po bëjmë gjithçka për ta parandaluar diçka të tillë. Do të ishte katastrofike nëse do të përsëritej dhe mund të përjashtoheshim nga futbolli evropian për një periudhë të gjatë. Për këtë arsye zgjedhëm Leskovcin dhe ulëm kapacitetin e stadiumit. Kjo është një situatë e jashtëzakonshme për ne.”

    Ndërkohë, është bërë i ditur edhe emri i arbitrit të ndeshjes: István Kovács, arbitër rumun i klasit “Elite” të UEFA-s, i njohur për përvojën dhe besueshmërinë e tij në futbollin europian. Kovács ka gjykuar finale historike, përfshirë:

    UEFA Europa Conference League 2022 (Roma–Feyenoord, Tiranë)

    UEFA Europa League 2024 (Atalanta–Bayer Leverkusen, Dublin)

    UEFA Champions League 2025 (Paris Saint-Germain–Inter)

    Sipas marrëveshjeve të federatave dhe rregullave të UEFA-s, nuk do të lejohet prania e tifozëve shqiptarë në stadium. Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Digitalb.

    federata serbe Shqiperia siguria
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident në qendër të Laçit, tre të plagosur dërgohen me urgjencë në Tiranë

    April 22, 2026

    “Do t’ju vijmë papritur”, Dashnor Sula paralajmëron bizneset pas skandalit me ushqimet

    April 22, 2026

    Los Angeles kufizon përdorimin e ekraneve në shkolla, masa e parë e këtij lloji në SHBA

    April 22, 2026

    Trump: Mund të rifillojnë bisedimet me Iranin brenda pak ditësh

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.