Në protestën për Martin Canin sot para Ministrisë së Arsimit ishte edhe motra e Egli Progës, e cila rrëqethi me deklaratën e saj.
Në fjalën e saj ajo iu drejtua edhe nënës së autorit të dyshuar të vrasjes së Martinit, duke i thënë se duhet të dalë dhe të flasë.
“Florina vetëm vajton e vajton dhe nuk kërkon asgjë, e as drejtësi. Ku është Vilma Përlleshi, nëna e vrasësit, përse nuk flet, pse nuk e përqafon Florinën që vetëm qan e qan dhe nuk fajëson askënd.
Ku do gjeni ju prindër më të paqtë se prindërit e Martinit që u iki drita e syve dhe s’kërkojnë asgjë vetëm të ikin nga sytë këmbët nga ky vend.
Prindërit e Martinit duan të ikin jashtë Shqipërisë e të harrojnë këtë vend që është kthyer në vend krimi.
Edhe familja ime iku nga Pogradeci, erdhën në Tiranë se nuk mund të qëndrojnë në atë vend krimi”, tha ajo.



