Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e shtunë vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, si pasojë e masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti do të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, veçanërisht gjatë mesditës dhe pasdites, më të theksuara në zonat malore lindore. Në këto zona, priten reshje lokale shiu, të dobëta dhe afatshkurtra.
Era do të fryjë kryesisht nga veriut me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë bregdetit priten shtime deri në 10–16 m/s. Deti do të jetë i trazuar në Adriatik dhe Jon, me dallgëzim të forcës 1–3 ballë.


