Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Ajatallohët i bashkohen zyrtarisht protestës”, Rama përplaset me Iranin: S’keni turp, gjaku i mijëra njerëzve rëndon mbi ndërgjegjen tuaj

    Zbardhet dëshmia e kamarierit, dyshohet se Koçi është vrarë dhe groposur

    Plagoset një person me armë zjarri në Lezhë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Kryepeshkopi Anastas Janullatos mund të zëvendësohet nga pedagogu i njohur

    January 4, 2025
    Kryepeshkopi Anastas Janullatos mund të zëvendësohet nga pedagogu i njohur

    Pasi gjendja shëndetësore e kryepeshkopit të Shqipërisë u përkeqësua ditët e fundit, është zbuluar se kush mund ta zëvendësojë atë.

    Mitropoliti i Korçës mbetet pretendeti për t’u vendosur në krye të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë.

    Burimet bëjnë me dije se Janullatos mund të mos jetë më në gjendje t’i rikthehet detyrave në krye të Kishës Shqiptare.

    Por kush është At Joani Pelushi që pritet ta pasojë?

    Fatmir Pelushi, i njohur tashmë si mitropoliti Joan apo At Joani ka lindur në 1 janar të vitit 1956. Ai ka kryer studimet në shkollën teologjike ortodokse të Kryqit të Shenjtë pranë Bostonit në Shtetet e Bashkuara.

    At Joani është diplomuar nga Fakulteti Ortodoks i Teologjisë Kryqi i Nderuar në Amerikë (Holy Cross Orthodox School of Theology, Boston), me gradën “Master of Divinity”. Ka studiuar në SHBA falë një burse studimi të themeluar atje nga shqiptarët në Amerikë në kujtim të Peshkop Fan Nolit.

    Ai ka shërbyer më parë si pedagog dhe dekan i Akademisë Teologjike të Kishës Ortodokse Shqiptare.

    Me tu diplomuar në “Kryqin e Shenjtë” me Master në studimet Teologjike, u rikthye në Shqipëri, ndërsa Kryepeshkopi Anastas e caktoi që të japë mësim në Seminar, si edhe të shërbej ne vende të tjera brenda Kishës. Ai e hirotonisi në dhjak në 27 shkurt 1994, e më pas si prift në 4 dhjetor të të njëjtit vit. Në 1995-ën une merr një të drejtë studimi edhe rikthehet në Shtetet e Bashkuara për të vazhduar studime të mëtejshme. Kur u kthye në 1996-tën, caktohet si drejtor i Seminarit Teologjik në Durrës, si edhe ngrihet në rangun e Arkimandritit në 19 nëntor.

    Në 18 korrik 1998, u zgjodh si Mitropoliti i Korçës edhe u fronëzua dy ditë më pas.

    Ai ka përkthyer një numër librash në shqip:1-Mbi Shpirtin e Shenjtë, botuar më 1996.2-Besimi Ortodoks. Vëll. I Doktrina, botuar më 1997.3-Besimi Ortodoks. Vëll. II Adhurimi, botuar më 1997.4-Besimi Ortodoks. Vëll. III Shkrimi i Shenjtë dhe Historia e Kishës, botuar më 2000.5-Besimi Ortodoks. Vëll. IV Spiritualiteti, botuar më 2002.6-Shën Siluani, botuar më 2003.7-Dogmatika, (Dispensë) tekst mësimor në Akademinë Teologjike.8-Shenjtorët iliro-shqiptarë, (Dispensë) 9-Predikime.

    Gjithashtu Mitropoliti i Korçës Joani ka botuar artikuj të shumtë në gazetën “Ngjallja”, ka referuar kumtesa nëpër simpoziume shkencore brenda dhe jashtë vendit duke përfaqësuar me dinjitet Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Me kujdesin e tij del ne qarkullim revista “Tempulli”.

     

    Fatmir Pelushi Kryepeshkopi Anastas Janullatos mund të zëvendësohet nga pedagogu i njohur
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Ajatallohët i bashkohen zyrtarisht protestës”, Rama përplaset me Iranin: S’keni turp, gjaku i mijëra njerëzve rëndon mbi ndërgjegjen tuaj

    June 10, 2026

    Zbardhet dëshmia e kamarierit, dyshohet se Koçi është vrarë dhe groposur

    June 10, 2026

    Plagoset një person me armë zjarri në Lezhë

    June 10, 2026

    Ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.