TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë kësaj fundjave do të jetë në Pragë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Liderëve Evropianë.
Rama në takimin me liderët europianë, pritet që të lobojë në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe nisjen e shqyrtimit të kapitujve.
Por theksojmë se Shqipëria ka disa vite që po punon për antarësimin në BE, por ende nuk është bërë e mundur diçka e tillë.
Kujtojmë se procesi integrues i Maqedonisë së Veriut ka mbetur peng i problemeve me Bullgarinë, pasi Shkupi ende nuk e ka ndryshuar kushtetutën e tij për të reflektuar kërkesat e vendosura prej saj.


