PRISHTINË– Sot në Parlamentin e Kosovës teksa po mbahet mbledhja e përbashkët e dy Parlamenteve, në momentin kur po fliste Ramush Haradinaj, ka tërhequr vëmendjen e të gjithve largimi i presidentes Vjosa Osmani nga salla.
Gjithashtu është rregjistruar edhe një tjetër moment i rëndësishëm ku kryeministri Edi Rama ka shkruar një mesazh në një letër dhe ia ka dhënë dikujt nga stafi i Kuvendit që t’ia japë Albin Kurtit, të cilin e kishte disa metra larg.
Letra është lënë në tavolinën e Albin Kurtit, por ky i fundit tepër indiferent nuk e ka hapur letrën, duke e lënë aty.
Sa i takon largimit të Osmanit, theksojmë gjithashtu se Kryetarja e Shtetit të Kosovës ka takuar vetëm dy kryetarët e Parlamenteve, Elisa Spiropali dhe Glauk Konjfuca, por jo dy kryeministrat, Edi Ramën dhe Albin Kurtin./Radar.al
Kuvendi i përbashkët Kosovë-Shqipëri/ Puthje e përqafime mes kolegëve, nuk mungon as Rama
“Proces i parregullt ligjor!”/ Rama: Thaçi e krerët e tjerë të UÇK po mbahen peng në Hagë


