Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Maji 2026, muaji i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në planet

    “Të kthehen emigrantët”/ Greqia ashpërson ligjin për emigracionin, debate të forta në Parlament

    Si vdiq Hulk Hogan? Mbyllen hetimet, zbulohet shkaku zyrtar i vdekjes së legjendës së WWE

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    “Marrëveshjet tona kanë dhënë rezultate”/ Kurti: Kuvendet rol të rëndësishëm në marrëdhëniet dy palëshe

    December 20, 2024
    "Marrëveshjet tona kanë dhënë rezultate"/ Kurti: Kuvendet rol të rëndësishëm në marrëdhëniet dy palëshe
    Albin Kurti

    PRISHTINË-Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët të ligjvënësve nga Shqipëria e Kosova në Prishtinë, ka deklaruar se është i kënaqur që marrëveshjet e firmosura mes Tiranës e Prishtinës kanë dhënë rezultate reale për qytetarët.

    Më tej ai ka thënë se kuvendet kanë rol të rëndësishëm për marrëdhëniet e përbashkëta mes dy shteteve tona.

    “Sot në Prishtinë moti është i ftohtë, por besoj se nuk ndikon aspak në atmosferën e ngrohtë në këtë sallë. Nuk ka sesi të ndodhë ndryshe, dy republikat tona janë parlamentare dhe ju deputetë përfaqësoni qytetarët e të dy shteteve dhe pjesëtarët e të njëjtit komb. Dy shtetet tona janë shprehje politike e së njëjtës aspiratë shekullore të shqiptarëve për ruajtjen e identiteteve dhe bashkimin kombëtar. Ndjenja e vëllazërisë dhe përgjegjësia para qytetarëve motivojnë mbledhje si këto. Si kryesues i qeverisë së Kosovës shpreh kënaqësi që të dy kuvendet bëjnë bilancin në marrëveshjet e nënshkruara që nga mbrojtja, infrastruktura, bujqësia, tregu i përbashkët energjitik, lëvizja ndërkufitare, njohja e kontributeve shkollore, tekstet shkollore, rezultatet e deritanishme të marrëveshjeve janë të prekshme për qytetarët. Shqipëria është ndër 5 vendet e para me të cilin Kosova ka shkëmbimet më të mëdha tregtare. Jemi të vetëdijshëm se nuk na lejohet mburrja për arritjet, kemi shumë punë për të bërë si qeveri dhe kuvende për të lehtësuar bashkëpunimet midis qytetarëve të dy republikave tona sepse siç e ka thënë poeti Primo Shllaku, kufiri Shqipëri-Kosovë është si kufiri ndërmjet dy barkusheve të zemrës. Kuvendet kanë rol të rëndëishëm për miratimin e marrëveshjeve dy palëshe.”-deklaroi Kurti./Radar.al

    kurti Kuvendi i përbashkët Kosovë-Shqipëri rama
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Maji 2026, muaji i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në planet

    June 10, 2026

    “Të kthehen emigrantët”/ Greqia ashpërson ligjin për emigracionin, debate të forta në Parlament

    June 10, 2026

    Si vdiq Hulk Hogan? Mbyllen hetimet, zbulohet shkaku zyrtar i vdekjes së legjendës së WWE

    June 10, 2026

    Gjurmët e gjakut dhe kamerat “tradhtojnë” autorin e dyshuar, si u fsheh trupi i Eglant Koçit pas takimit fatal me shokun

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.