Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kryeministri Rama jep lajmin e mirë: Hapet plotësisht segmenti i zgjeruar i autostradës Tiranë-Durrës

    President të ri apo zgjedhje të parakohshme? Opozita e Kosovës bojkoton!

    Vetëm “Po” do të thotë “Po”, votim në Parlamentin Evropian

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Kryemadhi sulmon Tedi Blushin: Nuk hyn më njeri në selinë e PL-së veç tij

    April 15, 2025

    TIRANË-Ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, teksa ka qenë e ftuar në emisionin “Të Pakepsozuarit” ka kritikuar ashpër lidershipin e Partisë së Lirisë, që pasoi LSI-në.

    Kryemadhi u shpreh se nuk futet kush në selinë e PL-së, përveç sekretarit të Përgjithshëm, Tedi Blushi. Ajo kritikoi edhe mënyrë se si po e bën fushatën Partia e Lirisë, duke thënë se ajo bëhet duke takuar njerëzit dhe jo duke fjetur në drekë e vazhduar jetën, ndërsa shtoi se po përdor të gjitha lidhjet e saj për të nxjerrë deputet Ilir Metën.

    Rakipi: Është e vërtetë që juve u është ndaluar edhe hyrja në seli zonjë?

    Kryemadhi: Po hyrja në seli na është ndaluar me kohë ne, që para Konventës. Bile jo vetëm mua, por të gjithë duhet të hyjnë me kartë identiteti.

    Abilekaj: Të gjithë LSI-së.

    Kryemadhi: LSI-së së vjetër. Nuk hyn më njeri në parti, hyn vetëm sekretari i Përgjithshëm që nuk është votuar asnjëherë.

    Abilekaj: Kur erdhi Ilir Meta në Partinë e Lirisë mori me vete njerëzit e presidencës dhe krijoi një parti që e përjashtoi partinë e vjetër. Nëse shohim listat, janë 2 ose 3 nga LSI-ja e vjetër. LSI e vërtetë ka ikur bashkë me Monikën. Me rastin e zgjedhjeve Monika po i jep LSI-në Partisë së Lirisë që të dalë Meta deputet, sepse PL-ja vetë nuk e nxjerr dot Metën deputet.

    Kryemadhi: Monika i është bashkangjitur ekipit të Borës, Besarit dhe Erës për të kaluar të gjitha lidhjet e saj politike, shoqërore, miqësore, për t’ia çuar votën Partisë së Lirisë dhe presidentit të saj, Ilir Meta dhe kjo është hera e fundit dhe kjo është hera e fundit që Monika Kryemadhi voton për Ilir Metajn. Gjithë jetën e saj, nga viti 1992 ka votuar për Ilir Metën. Meta një herë e kishte shansin që të votonte Monika Kryemadhin në vitin 2001 dhe nuk e bëri se isha në Kombinat.

    Tela: Ju thoni që do të votoni Ilir Metën. Si do ta përcaktoni rezultatin?

    Kryemadhi: Nuk na intereson fare. Ajo është morale. Divorci lë pasoja te shumë gra fizike dhe emocionale. Për mua divorci ka qenë i papranueshëm, por nuk është fundi i botës.

    Nuk shoh dot fëmijët e mi të stresuar, që risku për të votuar babain e tyre është shumë i madh. Mungesa e organizimit. Përfitoj nga rasti të flas me anëtarët e LSI, komisionerët, numëruesit dhe grupet e strukturimit të votës, jemi organizuar në 949 qendra votimi të qarkut Tiranë. Kjo është detyrë kryesore. Nuk janë listat kaq të rëndësishme.

    Nuk më intereson fare se kush e merr suksesin. Ti ke 4 deputet sot në listë. Me përjashtim të Xhixhos dhe Haxhinastos, dy të tjerët janë të paprovuar edhe në strukturat e partisë. Kandidatja e Fierit, edukatore kopshti e mirë, ka vlerat e saj apo edhe Sekretarin Tedi Blushi, zëdhënës i zotit Meta, Aldo Moska në zyrat e PL, personi që nuk është votuar asnjëherë. Ku do ngelemi ne? 21 vjet kontribut i të gjithë të rinjve dhe të rejave. Pavarësisht se ku janë sot, i kanë përzënë nga partia.

    Rakipi: Sot disa figura, Blushi, Xhixo. Për këta ç’mendon?

    Kryemadhi: Fushata nuk bëhet me postime në facebook dhe duke u bërë reklamë vetes. Bëhet duke trokitur derë më derë dhe as duke i thirrur te partia. Fushata është ndryshe, duhen takuar njerëzit, duhen dëgjuar për problemet, u duhet kërkuar falje. Nuk ka pushim dreke. Nëse bëjnë fushatë duke fjetur gjumë në drekë, nuk bëhet kështu. Por në raste të tilla salvavida qëndron gjithmonë dhe është Monika. Hera e fundit, nuk ka më./Radar.al

    “BE s’të fal, nuk bën bamirësi”/ Rama: Unioni sheh tek Shqipëria një anëtar potencial

    Arrestimi i zyrtarëve të PS-së Rama: Nuk kam asnjë anëtar të qeverisë në burg

    Tjetër arritje për Shqipërinë, Endri Hoxha në elitën Europiane të Taekwondo

     

     https://radar.al/gjuha-bullizuese-rama-berisha-basha-ne-zgjedhje-flet-psikologia-anxhela-peza/

    kryemadhi PL Tedi Blushi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kryeministri Rama jep lajmin e mirë: Hapet plotësisht segmenti i zgjeruar i autostradës Tiranë-Durrës

    April 28, 2026

    President të ri apo zgjedhje të parakohshme? Opozita e Kosovës bojkoton!

    April 28, 2026

    Vetëm “Po” do të thotë “Po”, votim në Parlamentin Evropian

    April 28, 2026

    Arrestimi i Ervin Matës/ 39-vjeçari jetonte mes Brazilit dhe Paraguai, u kap me dokumente të falsifikuara

    April 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.