TIRANË– Monika Kryemadhi duke folur nga GJKKO pas shtyrjes së seancës, ka deklaruar se ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta nuk është marrë me deklarimin e pasurisë.
Teksa është pyetur nga gazetarët nëse kjo është një formë për të marr përsipër fajin e Ilir Metës, Kryemadhi në përgjigjen e saj ka thënë se s’është marrë ai, e vërteta si drita e diellit.
Ndër të tjera teksa tha gjatë konferencës për shtyp ditën e djeshme se Ilir Meta nuk e di se sa kushton një shishe uji, Kryemadhi tha: Po, sepse pi në çezme.
” Nuk është marrë ai, nuk është përpjekje fare. Është e vërteta si drita e diellit, nuk është marrë Ilir Meta absolutisht me asgjë. Edhe ato dy fatura që ata mendojnë, ia kam paguar unë. Edhe përsëri të më japin faturat, sepse edhe në ato dy fatura janë të ndara në zëra dhe nuk ka punë fare sepse deklarimin e pasurisë e kam bërë gjithmonë unë, se ka bërë ai. E dyta, duhet të kuptoni një gjë, se thashë që Ilir Meta nuk e di se sa kushton një shishe uji, po, sepse pi ujë çezme.”- ka thënë Monika.


