Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ndërtimi i anijeve në Pashaliman/ Rama: Shpresoj që luftërat të përfundojnë, jemi shumë të vegjël për…

    Prindërit në panik për fëmijët/ Deklarata e ministres Kumbaro për gratë me shami pranë shkollave

    “Mjaft më me propagandë”/ Kosova nuk zgjodhi Presidentin e ri, Osmani: Rrugët që mbyllen nga padrejtesitë hapen nga populli

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Krimi makabër që i mori jetën Ilaria Sulas, zbulohen dëshmi të reja. Ish-i dashuri i tha shokëve: “Ose do kthehet me mua, ose do ta vras”

    July 7, 2025
    Djali që ishte në njohje me Ilaria Sulën: U përfshiva në ngjarje

    “O kthehu me mua, ose do ta vras”. Ky ishte një nga mesazhet që hetuesit gjetën në celularin e Mark Antony Samson, i cili ka pranuar vrasjen e ish të dashurës së tij, Ilaria Sula, ngjarje që ndodhi në mars në Romë. Vajza u godit me tre thika në qafë, ndërsa trupi i saj, i fshehur në një valixhe, u hodh në një rrëpirë pranë rrugës Via Homs.

    Në bazë të provave të mbledhura, Prokuroria e Romës e akuzon të riun për vrasje me paramendim, me motive të ulëta dhe për shkak të marrëdhënies sentimentale me viktimën.

    Drejt gjykimit të menjëhershëm
    Sipas hetuesve, nga analizimi i mesazheve të shkëmbyera nga Samson me disa shokë, del një projekt i qartë i femicidit. Sot, të hënën më 7 korrik, i riu u pyet sërish dhe për rreth dy orë i përgjigjej pyetjeve të prokurorëve. Prokuroria po përgatitet të mbyllë hetimet dhe mund të kërkojë gjykim të menjëhershëm. Në hetim është përfshirë edhe nëna e tij, e dyshuar për bashkëpunim në fshehjen e trupit.

    Mesazhet në chat
    Sipas hetuesve, Samson ka tentuar të devijojë hetimet përmes bisedave në chat, duke u paraqitur si Ilaria tek shoqet e saj. Në një mesazh thuhet: “Sofi, nuk di nëse po bëj ndonjë budallallëk, por po shkoj në shtëpinë e një djali që takova rrugës”. Këto mesazhe janë nga data 26 prill 2025, pak kohë pas femicidit të studentës.

    Rrëfimi i tmerrshëm
    Në një rrëfim tronditës para prokurorit dhe gjyqtares Antonella Minnuni, Samson përshkroi me qetësi tmerrin e femicidit: “I dhashë dy thika nga pas, me thikën që përdornim për të prerë mortadelën. Ilaria nuk kuptoi asgjë, bërtiti pak”. Më pas shtoi: “E vendosa në dy qese që kisha në kuzhinë. Gradualisht po kuptoja çfarë kisha bërë dhe sa i madh ishte problemi për mua. Më erdhi në mendje ajo që tha gjyshi im para se të vdiste: ‘Për gjithçka ka zgjidhje, përveç për të vdekurit’”.

    ilaria sula itali Mark Samson vrasja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ndërtimi i anijeve në Pashaliman/ Rama: Shpresoj që luftërat të përfundojnë, jemi shumë të vegjël për…

    April 29, 2026

    Prindërit në panik për fëmijët/ Deklarata e ministres Kumbaro për gratë me shami pranë shkollave

    April 29, 2026

    “Mjaft më me propagandë”/ Kosova nuk zgjodhi Presidentin e ri, Osmani: Rrugët që mbyllen nga padrejtesitë hapen nga populli

    April 29, 2026

    Të tjera ndryshime në radhët e Policisë, emërohet drejtori i ri në Hetimin e Krimit Ekonomik

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.