Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Cili vend në Europë ka më shumë qendra të të dhënave që nxisin bumin e IA

    Përfundon mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të PS dhe ministrave, zbardhen porositë që u la Rama

    Zbulohet foleja e prostitucionit/ Arrestohen organizatorja kolumbiane dhe 2 shoqet e saj

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Troç

    Kreu i SPAK Altin Dumani në Zvicër, vend ku dyshohet se fshihet Arben Ahmetaj

    September 19, 2024

    Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, ndodhet aktualisht në Zvicër. Ky vend është përmendur disa herë si një nga vendet ku dyshohet se fshihet ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj. Ahmetaj akuzohet për korrupsion dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare.

    Ndërkohë, nga ana zyrtare e SPAK, nuk ka ende asnjë deklaratë që të përmendë konkretisht emrin e Arben Ahmetajt lidhur me vizitën e kreut të SPAK në Zvicër. Zyrtarisht thuhet se drejtuesi i Prokurorisë se Posaçme Altin Dumani dhe Prokurori i Përgjithshëm i Zvicrës, Stefan Blättler, zhvilluan një takim konstruktiv në Bernë, në datën 18 shtator 2024.

    Gjatë këtij takimi të nivelit të lartë, u diskutuan zhvillimet më të fundit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionit.

    Të dy drejtuesit e lartë, Dumani dhe Blättler, rikonfirmuan përkushtimin e tyre për të vazhduar dhe intensifikuar bashkëpunimin e shkëlqyer të nisur midis të dy zyrave përkatëse duke u bazuar në të drejtën e brendshme dhe instrumenteve ligjore ndërkombëtare të nënshkruar nga të dy shtetet përkatëse.

    Bashkëpunimi ndërkombëtar i këtij lloji është thelbësor për të luftuar në mënyrë efektive të gjitha format e krimit të organizuar dhe korrupsionit ndërkufitar.

    Gjatë takimit, Dumani dhe Blättler theksuan rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve të mira midis të dy institucioneve. Ky bashkëpunim ofron mundësi të shkëlqyera për vendosjen e një komunikimi të vazhdueshëm me qëllim shkëmbimin e përvojave më të mira dhe për krijimin e strategjive dhe njësive të përbashkëta hetimore në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në të dy vendet.

    Dumani dhe Blättler nënvizuan se kjo frymë pozitive bashkëpunimi do të forcojë më tej përpjekjet e përbashkëta për një rend ligjor më të sigurt në të dy vendet dhe në rajon.

    ahmetaj Dumani zvicer
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Cili vend në Europë ka më shumë qendra të të dhënave që nxisin bumin e IA

    April 27, 2026

    Përfundon mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të PS dhe ministrave, zbardhen porositë që u la Rama

    April 27, 2026

    Zbulohet foleja e prostitucionit/ Arrestohen organizatorja kolumbiane dhe 2 shoqet e saj

    April 27, 2026

    “Nuk respektohet as standardi i gjykimit të ish-Kryeministrit Nano”/ Meta: Jam i pamposhtur dhe superior perballë burracakëve 

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.