Kreu i Partisë Socialiste në Vlorë, Klevis Kaso, i ka bërë thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë kohën e mbetur për të marrë pjesë në procesin zgjedhor.
Në një mesazh drejtuar qytetarëve, Kaso e ka cilësuar votimin si një të drejtë legjitime, që u takon atyre për të vendosur mbi të ardhmen e qytetit.
“Qytetarë të Vlorës, kanë mbetur vetëm disa çaste deri në mbylljen e procesit zgjedhor. Ju lutem, drejtohuni drejt kutive të votimit për të shprehur vullnetin tuaj. Vota është një e drejtë legjitime dhe kjo ju takon për të ardhmen e qytetit të Vlorës,” deklaroi Kaso.


