TIRANË– Kreu i Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka reaguar mëngjesin e sotëm duke ju bërë thirrje kandidatëve për deputet që të që hyrja e tyre në qendrat e votimit është e ndaluar.
REAGIMI I CELIBASHIT:
KQZ ka marrë raportime nga terreni që kandidatë për deputet kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit. Bëjmë me dije se është qartësisht e ndaluar nga Kodi Zgjedhor prania e kandidatëve në Qendrat e Votimit. Kandidatët duhet të respektojnë me rigorizitet këtë ndalim ligjor.
Ata dhe përfaqësuesit e tjerë politik, duhet të jenë të parët që duhet të kontribuojnë për integritetin e procesit zgjedhor./Radar.al
Rezultatet e zgjedhjeve? I merr live në Radar.al!
Në kohë reale, me votat zyrtare nga KQZ!
#Zgjedhjet2025 #RadarLive #RezultateZyrtare #RadarAl
Ndodh në Lushnje/ Dollapi i vjetër i rrobave kthehet në dhomën e fshehtë të votimit
Voton kryedemokrati Berisha, shoqërohet nga gruaja dhe djali


