Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Përfundon mbledhja e qeverisë, fokusi te protestat, porositë e Ramës për ministrat dhe drejtuesit politikë

    Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat në selinë e PS-së

    “Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Kreditimi i biznesit/ BSH: Bien ndërtimi dhe energjia, rritet pesha e tregtisë

    March 11, 2026

    Kreditimi i biznesit u rrit përsëri gjatë vitit 2025, por me ritme më të ngadalta krahasuar me ritmet rekord të vitit 2024. Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, kredia e re për biznesin arriti në 296 miliardë lekë, në rritje me 10% krahasuar me një vit më parë. Për vitin 2024, kredia e re ishte rritur me 24%.

    Tregtia ngelet dominuese në strukturën e kredisë për ekonominë dhe pesha e saj u rrit më tej gjatë vitit të kaluar. Kredia për tregtinë përbënte pothuajse 37% të vlerës së kredisë së re, të disbursuar gjatë vitit.

    Pesha e kredisë për tregtinë u rrit më tej nga niveli prej 35.6% e një viti më parë. Në vlerë, kredia e re për tregtinë në 2025 arriti në 109.2 miliardë lekë, në rritje me 14.2% krahasuar me vitin 2024.

    Megjithëse kërkesa e brendshme ka shfaqur sinjale dobësie, shtimi i numrit të turistëve të huaj duket se e ka kompensuar pjesërisht këtë efekt dhe ka bërë që shërbimet e lidhura me turizmin, sidomos tregtia, të kenë një rol në rritje në ekonominë shqiptare pas pandemisë.

    Sektori i dytë më i kredituar i ekonomisë edhe vitin e kaluar ishte ndërtimi, me një vlerë kredie të re prej 40.8 miliardë lekësh. Megjithatë, vlera e kredisë së re për ndërtimin ra me 13% krahasuar me vitin 2023.

    Pesha specifike e huasë së re për ndërtimin pësoi një rënie edhe më të fortë, në 13.8%, nga 17.5% që kishte qenë një vit më parë. Rënia e kredisë për ndërtimin gjatë vitit të kaluar mund të jetë një sinjal se cikli i rritjes së këtij sektori që nisi pas pandemisë mund të ketë arritur pikun.

    Pjesërisht, ecuria e kredisë për ndërtimin mund të jetë ndikuar edhe nga ndryshimet vjetore në financimet e projekteve të mëdha të lidhura kryesisht me PPP-të në infrastrukturën rrugore.

    Sektori i tretë më i kredituar i ekonomisë ishte industria përpunuese, me 35.6 miliardë lekë, 29% më shumë krahasuar me një vit më parë. Pesha specifike e kredisë për industrinë ndaj kredisë totale për biznesin u rrit në 12.1%, nga 10.3% që kishte qenë një vit më parë. Pavarësisht se industria në tërësi dhe ajo përpunuese në veçanti kanë shfaqur një ecuri të dobët të prodhimit gjatë vitit të kaluar, kreditimi në këtë rast duket se ka ecur në drejtim të kundërt dhe ka shënuar një rritje të fortë.

    Ndërkohë, rënie të ndjeshme të kreditimit vitin e kaluar shënoi veçanërisht sektori energjetik.

    Portofoli i kredisë në këtë sektor zbriti në 13 miliardë lekë, në rënie me 46% krahasuar me 2024. Kjo solli edhe rënie të ndjeshme të peshës në strukturën e financimeve të reja për bizneset, në 4.4%, nga 9.1% që kishte qenë një vit më parë.

    Sektori i transportit dhe magazinimit shënoi përsëri rritje të peshës në kredinë për biznes dhe arriti në 5.7% të financimeve të reja, nga 5% që kishte qenë një vit më parë.

    Financimet e reja në këtë sektor arritën në 19.8 miliardë lekë, 46% më shumë krahasuar me një vit më parë.

    Peshë në rritje edhe për vitin e kaluar fitoi sektori i hotelerisë dhe restoranteve, duke reflektuar kërkesën e lartë për investime të reja në këtë sektor. Kredia e re arriti në 16.4 miliardë lekë, në rritje vjetore me 27.8%. Pesha në strukturën e kredisë për biznes u rrit në 5.5%, nga 4.8% një vit më parë.

    Sektori i bujqësisë edhe vitin e kaluar shënoi kreditim në vlera modeste, me 2.6 miliardë lekë në total, 3% më pak krahasuar me një vit më parë. Bujqësia ngelet dukshëm e nënkredituar, me 0.9% të kredisë dhënë biznesit në 2025. Kredia për bujqësinë pësoi rënie, pavarësisht aplikimit të skemave të ndryshme të lehtësimit të financimit, duke përfshirë edhe një skemë të re të garancisë sovrane për kreditë, që u aplikua nga qeveria shqiptare në gjysmën e dytë të vitit 2025./Monitor.

    BSH Kreditimi i biznesit rritet pesha e tregtisë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Përfundon mbledhja e qeverisë, fokusi te protestat, porositë e Ramës për ministrat dhe drejtuesit politikë

    June 24, 2026

    Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat në selinë e PS-së

    June 24, 2026

    “Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar

    June 24, 2026

    Aksident në aksin Lezhë–Mabë, humb jetën një shtetas nga Kosova

    June 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.