Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Përfundon mbledhja e qeverisë, fokusi te protestat, porositë e Ramës për ministrat dhe drejtuesit politikë

    Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat në selinë e PS-së

    “Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Kredia për hapje biznesi është në rënie të vazhdueshme

    June 21, 2025
    Kredia për hapje biznesi është në rënie të vazhdueshme

    TIRANË– Kredia për hapjen e bizneseve të reja është në rënie të mëtejshme gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit prill, ky portofol kishte vlerën e 6.08 miliardë lekëve.

    Që nga fillimi i vitit, kredia për hapje biznesi është tkurrur me 6.7%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rënia ka arritur në 19%. Kredia për çelje biznesi ndodhet aktualisht në nivelet më të ulëta në të paktën pesë vitet e fundit.

    Tendenca e këtij produkti është dukshëm e kundërt krahasuar me ecurinë e kredisë për ekonominë dhe e kredisë për biznesin në veçanti. Në fund të prillit, portofoli i kredisë për biznesin rezultoi në rritje me 12.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Ndërkohë që kredia për biznesin në tërësi vazhdon të jetë pranë niveleve më të larta të rritjes në 16 vitet e fundit, kredia për çelje biznesi prej vitesh po ndjek një tendencë në rënie.

    Megjithëse në përgjithësi pesha e kredisë për çelje biznesi në portofolin e kredisë bankare ka qenë e ulët, në periudhën pas pandemisë ajo ka një tendencë në rënie të mëtejshme.

    Kredia për çelje biznesi zë një peshë modeste prej rreth 1.2% të portofolit të kredisë për sipërmarrjet private në Shqipëri. Pesë vjet më parë, ky produkt përbënte rreth 2.6% të portofolit të kredisë për ekonominë.

    Zakonisht, hapjet e bizneseve të reja mbështeten rrallë nga bankat tregtare, për vetë mungesën e një historiku që do t’u mundësonte atyre një vlerësim të performancës së biznesit dhe të rrezikut të kredisë. Financimet mund të lidhen kryesisht me projekte dhe sipërmarrje të reja të bizneseve ekzistuese, që mund të jenë klientë të hershëm të bankave dhe që ofrojnë garanci të lidhura me aktivitetet e tjera të tyre.

    Janë kryesisht institucionet financiare jo banka që zakonisht shfaqen më të predispozuara të mbështesin nismat e reja, kryesisht në nivel të mikrobizneseve. Linja të tilla financimi mbështeten shpesh nga fondacione zhvillimi dhe kanë në fokus sektorë të veçantë të ekonomisë, si për shembull bujqësia apo turizmi.

    Por, financimi nga institucionet e mikrokredisë zakonisht është më shtrenjtë në raport me interesat që ofron sektori bankar, edhe për vetë rrezikun më të lartë që merret përsipër në rastet e bizneseve të reja.

    Megjithatë, në vitet e fundit, shumë institucione zhvillimi, por edhe vetë banka, po ndërtojnë programe të mbështetjes së bizneseve start up, me fokus sidomos te teknologjia. Por, deri tani duket se rezultatet e këtyre programeve për mbështetjen e bizneseve të reja janë të pakta./Monitor

    Pronarja e exchange s’deklaronte shumat e parave, sekuestrohen rreth 500 mijë euro

    kredia Kredia për hapje biznesi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Përfundon mbledhja e qeverisë, fokusi te protestat, porositë e Ramës për ministrat dhe drejtuesit politikë

    June 24, 2026

    Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat në selinë e PS-së

    June 24, 2026

    “Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar

    June 24, 2026

    Aksident në aksin Lezhë–Mabë, humb jetën një shtetas nga Kosova

    June 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.