Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Meta dhe Kryemadhi përplasen në seancë: Nuk e duroj dot më; Ish-presidenti: Nuk impresionohem nga aktrimet

    Përfundon mbledhja e qeverisë, fokusi te protestat, porositë e Ramës për ministrat dhe drejtuesit politikë

    Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat në selinë e PS-së

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Kredia e mikrofinancës vijon zgjerimin, në rritje me pothuajse 15% në fund të tremujorit të parë

    July 23, 2024
    Kredia e mikrofinancës vijon zgjerimin, në rritje me pothuajse 15% në fund të tremujorit të parë

    TIRANË– Kredia e dhënë nga institucionet financiare jobanka vijoi rritjen edhe në tremujorin e parë të këtij viti.

    Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, portofoli i huasë i institucioneve financiare jobanka në fund të muajit mars 2024 arriti në 57.6 miliardë lekë ose pothuajse 560 milionë euro.

    Portofoli i kredisë i dhënë nga këto institucione është rritur me 3.2% që nga fillimi i vitit dhe me 14.7% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023.

    Në pjesën dërrmuese, portofoli i kredisë së institucioneve financiare jobanka i takon institucioneve financiare jobanka të kredidhënies dhe të mikrofinancës. Kredia e dhënë nga mikrofinanca përbën rreth 7% të portofolit të total të kredisë për ekonominë shqiptare.

    Kredia e dhënë nga këto subjekte po ndjek ritmet e larta të rritjes së kredisë edhe në sektorin bankar. Të dhënat tregojnë se në fund të muajit maj rritja vjetore e portofolit të kredisë për ekonominë të dhënë nga sektori bankar ka arritur në pothuajse 10%.

    Rritja e kreditimit në segmentin e institucioneve financiare jo banka i takon kompanive me licencë për kredidhënie dhe mikrokredi. Megjithatë, edhe kompanitë e huadhënies kanë një vlerë të kredisë mesatare relativisht të ulët, çka në thelb tregon se rritja e portofolit të huasë i detyrohet kryesisht produkteve të mikrokredisë.

    Mikrofinanca në Shqipëri përmbush kryesisht nevojat konsumatore të individëve dhe aktivitetin e bizneseve të vogla dhe mikro.

    Mikrofinanca ka si objektiv kryesisht atë segment që ka vështirësi për të siguruar akses për financim nga sektori bankar, duke përfshirë subjektet me të ardhura më pak të formalizuara dhe fermerët.

    Megjithatë, duke shfrytëzuar teknologjinë, institucionet e modelit fintech kanë fituar një avantazh konkurrues në ofrimin e kredive ë kohë shumë të shpejtë dhe me procedura minimale, madje pa qenë nevoja që klienti të paraqitet për tu identifikuar dhe për të firmosur fizikisht.

    Praktikat më dinamike u japin këtyre institucioneve një avantazh në raport me sektorin bankar, por ana tjetër e medaljes është se në përgjithësi kredia e dhënë prej tyre është ndjeshëm më e shtrenjtë krahasuar me sektorin bankar.

    Por, gradualisht Banka e Shqipërisë po ndërmerr një qasje më shtrënguese ndaj atij segmenti të mikrofinancës që e mbështet biznesin kryesisht tek kreditë e shpejta.

    Në dy vitet e fundit disa aplikime të paraqitura nga subjekte të veçanta që mbështeteshin në plane biznesi të këtij lloji janë refuzuar nga Banka e Shqipërisë, përfshi edhe investitorë të huaj, siç është rasti i një prej subjekteve më të rëndësishme të mikrokredisë në Bullgari, Easy Credit.

    Banka e Shqipërisë ka argumentuar se nuk do të pengojë licencimin e institucioneve të reja financiare të kredidhënies, por modeli i biznesit të tyre nuk duhet të mbështetet vetëm te kreditë e shpejta, me norma shumë të larta interesi. Me sa duket, Banka e Shqipërisë vlerëson se zgjerimi i mëtejshëm i këtij modeli biznesi, përveçse shoqërohet me rreziqe të larta për huadhënësin dhe huamarrësin, nuk i shërben interesit publik.

    Ndërkohë, Banka e Shqipërisë po punon edhe për ndryshime rregullatore, që pritet të sjellin shtrëngime të ndjeshme për kredidhënien e institucioneve mikrofinanciare ekzistuese, veçanërisht atyre që japin kredi të shpejta. Me konsulencën e Bankës Botërore për të hartuar një rregullore që synon të kufizojë huadhënien dhe bazën e klientelës në mikrofinancën konsumatore.

    Disa nga parimet ku do të mbështetet rregullorja e re do të jenë një analizë e shtuar financiare e huamarrësve, vendosja e një credit scoring (pikëzimi i kredimarrësve) dhe kufizim të numrit të kredive për një huamarrës të vetëm. Objektivi është që projektrregullorja e re të jetë gati në fillim të vjeshtës.

    Këto ndryshime po vijnë pas një trysnie në rritje nga opinioni publik dhe Kuvendi i Shqipërisë, të nxitura sidomos nga çështja penale e ngritur ndaj një institucioni financiar të mbledhjes së kredive të këqija dhe përmbaruesve të lidhur me të, për shkelje ligjore në procesin e mbledhjes së këtyre detyrimeve. /MONITOR

    560 milionë euro kredia Kredia e mikrofinancës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Meta dhe Kryemadhi përplasen në seancë: Nuk e duroj dot më; Ish-presidenti: Nuk impresionohem nga aktrimet

    June 24, 2026

    Përfundon mbledhja e qeverisë, fokusi te protestat, porositë e Ramës për ministrat dhe drejtuesit politikë

    June 24, 2026

    Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat në selinë e PS-së

    June 24, 2026

    “Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar

    June 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.