Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Fordi përplas 25-vjeçarin me biçikletë në Lushnje, dërgohet me urgjencë në spital

    “Ose je anëtar me të drejta të plota, ose nuk je”, Marta Kos kundër iniciativës Rama-Vuçiç: Rregulli është i thjeshtë

    Pse “askush nuk është i sigurt” në luftën me dezinformatat

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Kredi me zero interes, Koçiu: Kemi hapur programin e dytë për 45 kuota, përfitues edhe infermierët

    July 19, 2024
    Kredi me zero interes, Koçiu: Kemi hapur programin e dytë për 45 kuota, përfitues edhe infermierët

    Gjatë ditës së sotshme ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi një vizitë në shtëpinë e re të mjekes Blerina Merja, e cila përfitoi nga programi i qeverisë për dhënie kredie me zero interes për familjet e reja të mjekëve.

    Kjo nismë vjen si mbështetje dhe angazhim i qeverisë për një trajtim dinjitoz dhe cilësor të punës dhe shërbimit të këtyre punonjësve dhe aplikohet për herë të parë këtë vit.

    Ministrja Koçiu uroi doktoreshë Blertën dhe bashkëshortin e saj Armandon, të cilët pak ditë më parë janë bërë edhe prindërit e dy binjakëve të mrekullueshëm, Sear dhe Serea dhe tashmë falë edhe mbështetjes nga ky program, do mund t’i rrisin fëmijët e tyre në një shtëpi të re. “Vitin e shkuar hapëm për herë të parë programin e kredive për blerjen e banesës me kredi me 0% interes nga shteti. Nga 100 kuota, 85 mjekë që aplikuan përfituan nga ky program”, informoi ministrja Koçiu.

    Ministrja theksoi se programi i kredive me zero interes është një mundësi e mirë për të mbështetur  profesionistët e rinj,të cilët janë në hapat e parë të krijimit të një familje për të patur banesën e tyre.

    “Pikërisht për t’i rikthyer akoma më shumë dinjitetin mjekut dhe infermierit, të gjithë profesionistëve të sektorit të shëndetësisë, janë duke u ndërmarrë hapa të njëpasnjëshëm, ashtu siç ishte rritja e pagave në korrik, një rritje e konsiderueshme për mjekët e përgjithshëm edhe për infermierët. Janë rreth 20 mijë punonjës të sistemit të shëndetësisë që përfitojnë nga kjo rritje e re e pagave, me 15 mijë lekë të reja për infermierët dhe 20 mijë lekë të reja për mjekët e përgjithshëm mbi pagën aktuale”, deklaroi ajo.

    Ministrja e Shëndetësisë, Koçiu bëri të ditur se  janë hapur sërish aplikimet për kredi me 0% interes për blerjen e banesës, e ku përfitues në këtë faze nuk do jenë vetëm mjekët, por edhe infermierët. “Kemi rihapur sërish këtë vit aplikimet me 45 kuota, ku nuk janë vetëm mjekët, por dhe infermierët që mund të aplikojnë”,shtoi ajo.

    Koçiu theksoi se për programin e dytë të kredive me interes 0% që sapo është hapur, aplikimi bëhet online nëpërmjet e-Albania.

    “Aplikimet janë të hapura deri më 14 gusht, kështu që mjekët dhe infermierët që punojnë në sistemin publik shëndetësor janë të ftuar që të shohin kriteret në shpalljen publike që është bërë në portalin e-albania, ndërkohë edhe në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për t’u njohur pastaj me gjithë dokumentacionin që do duhet për të bërë aplikimin, sipas kritereve të parashikuara aty, me qëllim që pse jo, edhe ata të gëzojnë një banesë të re dhe kaq të bukur sa kjo e juaja”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

    Infermieret dhe mjeket kociu kredia me zero interes
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Fordi përplas 25-vjeçarin me biçikletë në Lushnje, dërgohet me urgjencë në spital

    April 19, 2026

    “Ose je anëtar me të drejta të plota, ose nuk je”, Marta Kos kundër iniciativës Rama-Vuçiç: Rregulli është i thjeshtë

    April 19, 2026

    Pse “askush nuk është i sigurt” në luftën me dezinformatat

    April 19, 2026

    De Bryjn betohet për besnikëri ndaj Napolit, zgjedhja e Kontes nuk ia ndryshon mendimin

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.