Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, ishte në kërkim prej pesë vitesh

    Katari mbështet ndërmjetësimin e Pakistanit në bisedimet SHBA-Iran, optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje

    Nufi në Pentagon, thellohet partneriteti ushtarak Shqipëri-SHBA: Amerika mbetet partneri ynë më strategjik

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    KPA shkarkon prokuroren Marsida Frashëri: Ka cënuar besimin e publikut te drejtësia

    June 10, 2025

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi sot shkarkimin nga detyra të prokurores së Shkodrës, Marsida Frashëri, duke rrëzuar vendimin e mëparshëm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), i cili e kishte konfirmuar në detyrë pas ndjekjes së një trajnimi njëvjeçar në Shkollën e Magjistraturës.

    Prokurori Klodian Braho, i autorizuar nga drejtuesi i SPAK, Aktin Dumani, argumentoi para Kolegjit se Frashëri kishte dështuar në përmbushjen e detyrave profesionale dhe kishte cënuar rëndë besimin e publikut tek drejtësia. Ai përmendi si shembull dhjetëra çështje hetimore të lëna në harresë, përfshirë dosje të mbajtura në sirtar për vite, të cilat përfunduan të parashkruara pa asnjë veprim nga prokurorja.

    Në vitin 2022, KPK kishte vendosur pezullimin njëvjeçar të Frashërit dhe trajnimin e saj në Shkollën e Magjistraturës, si pasojë e gjetjeve negative në rreth 27 dosje dhe tre hetimeve disiplinore të mëparshme, përfshirë një masë uljeje në detyrë në vitin 2014. Pavarësisht përfundimit të suksesshëm të trajnimit dhe vlerësimeve pozitive për pasurinë dhe figurën, Komisioneri Publik Florian Ballhysa kërkoi shkarkimin e saj, duke e konsideruar të papërshtatshme për vazhdimin në detyrë.

    Frashëri kundërshtoi ankimin, duke argumentuar se vendimi për pezullimin dhe trajnimin e saj ishte i formës së prerë dhe nuk mund të ankimohej. Ajo theksoi ngarkesën e lartë në punë dhe vlerësimet pozitive që kishte marrë, ndërsa pretendoi se KPA po cenonte parimin e “gjesë së gjykuar”.

    Megjithatë, KPA vendosi shkarkimin e saj nga funksioni, duke konstatuar se mangësitë profesionale dhe veprimet e përsëritura bien ndesh me standardet që kërkon një magjistrat dhe dëmtojnë perceptimin publik ndaj sistemit të drejtësisë.

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit KPA Marsida Frashëri prokurore
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, ishte në kërkim prej pesë vitesh

    June 13, 2026

    Katari mbështet ndërmjetësimin e Pakistanit në bisedimet SHBA-Iran, optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje

    June 13, 2026

    Nufi në Pentagon, thellohet partneriteti ushtarak Shqipëri-SHBA: Amerika mbetet partneri ynë më strategjik

    June 13, 2026

    Pse është jetike të mbroni trurin në moshën 40-65 vjeç? Shkencëtarët: Kjo periudhë përcakton rrezikun për demencë dekada më vonë

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.