Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot përfundimisht shkarkimin e prokurores Rajmonda Berisha Kopaçi, e cila kishte apeluar vendimin e vetingut të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK).
Trupi gjykues i Kolegjit, i përbërë nga kryesuesi Sokol Çomo dhe anëtaret Ina Rama, Albana Shtylla, Mimoza Tasi dhe Natasha Mulaj, vendosi lënien në fuqi të vendimit të KPK-së të korrikut 2024, që e kishte shkarkuar prokuroren për probleme në pasuri.
Ky vendim ka efekt të menjëhershëm dhe është përfundimtar.
Në vendimin e KPK-së, janë evidentuar mungesa të burimeve të pasurisë dhe transaksione të kryera nga prokurorja, për të cilat ajo nuk arriti të provojë të kundërtën, duke sjellë kështu shkarkimin nga detyra më 3 korrik 2025.


