Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Nuk shan, nuk akuzon”, Rama replikë me një protestues atipik

    E pabesueshme në fillim të Botërorit, shkarkohet trajneri pas mbledhjes urgjente

    Sekuestrohen 96 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, dyshohet se u trafikua nga Saranda

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Koreja e Veriut kryen një provë me raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi

    November 5, 2024
    Koreja e Veriut kryen një provë me raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi
    Koreja e Veriut

    KORE E VERIUT- Koreja e Veriut lëshoi disa raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në drejtim të detit në lindje të Gadishullit Korean, tha të martën Shefi i Shtatmadhorisë së Koresë së Jugut.

    Raketat u hodhën rreth orës 7:30 të mëngjesit të martën nga Provinca Hwanghae në Korenë e Veriut, tha Shefi i ushtrisë koreanojugore. Ai shtoi se Seuli po ndante informacionet mbi këtë zhvillim me Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë dhe po vëzhgonte nga afër provat me raketa të Phenianit.

    Lëshimi i raketave të Koresë së Veriut u njoftua edhe nga qeveria japoneze. Roja bregdetare e Japonisë tha se një raketë balistike e lëshuar nga Koreja e Veriut kishte rënë tashmë oqean dhe kanali japonez NHK raportoi se dukej se ajo kishte rënë jashtë zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë në oqean.

    Lëshimi i raketave pason provën e fundit të Koresë së Veriut javën e kaluar me një rakete të re balistike ndërkontinentale të quajtur “Hwasong-19” dhe vjen disa orë para hapjes së qendrave të votimit për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

    Media shtetërore e Koresë së Veriut, KCNA publikoi të martën një raport në të cilin Kim Yo Jong, motra e udhëheqësit të vendit, Kim Jong Un, dënoi stërvitjet e fundit ushtarake nga Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut, duke thënë se ato janë një kërcënim për vendin dhe justifikojnë përforcimin me armë bërthamore të Koresë së Veriut.

    Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Kim Yong-hyun, vuri në dukje në fund të muajit të kaluar se Koreja e Veriut “do të dëshironte të ekzagjeronte ekzistencën e saj para, gjatë dhe pas zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara” duke demonstuar fuqinë e saj ushtarake përmes një prove me raketa balistike ndërkontinentale apo me një provë tjetër bërthamore./VOA

    Koreja e Veriut raketa balistike
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Nuk shan, nuk akuzon”, Rama replikë me një protestues atipik

    June 15, 2026

    E pabesueshme në fillim të Botërorit, shkarkohet trajneri pas mbledhjes urgjente

    June 15, 2026

    Sekuestrohen 96 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, dyshohet se u trafikua nga Saranda

    June 15, 2026

    Samiti G7: Shpresa për paqe në Ukrainë?

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.