Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Nuk shan, nuk akuzon”, Rama replikë me një protestues atipik

    E pabesueshme në fillim të Botërorit, shkarkohet trajneri pas mbledhjes urgjente

    Sekuestrohen 96 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, dyshohet se u trafikua nga Saranda

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Koreja e Veriut: Kemi testuar një raketë të re balistike

    September 19, 2024

    KORE E VERIUT– Koreja e Veriut tha se ka testuar një raketë balistike, që pretendon se është e aftë të bartë koka bërthamore “shumë të mëdha”. Sipas medias shtetërore, Pheniani ka testuar po ashtu një raketë lundruese.

    Udhëheqësi Kim Jong Un ka përcjellë nga afër testimin e “llojit të ri të raketës balistike, Hwasongpho-11-Da-4.5, dhe të një rakete të përmirësuar lundruese”.

    Gjatë këtij viti, Koreja e Veriut ka kryer një sërë testimesh të armëve. Këto testime, sipas ekspertëve, mund të jenë të lidhura me furnizimin e supozuar me armë që Pheniani dërgon në Rusi, me qëllim që Moska t’i përdorë në luftën kundër Ukrainës.

    “Lloji i ri i raketës taktike balistike është pajisur me një kokë bërthamore konvencionale, super të madhe, me peshë prej 4.5 tonësh”, raportoi agjencia verikoreane e lajmeve, KCNA.

    Veriu “po ashtu kreu testimin e një rakete strategjike lundruese, performancat e së cilës janë përmirësuar shumë në mënyrë që ajo të përdoret për luftë”, tha KCNA-ja.

    Ushtria e Koresë së Jugut ka thënë se Veriu ka testuar një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi, e cial fluturoi rreth 400 kilometra në lindje të Gadishullit Korean.

    Testimi “synonte verifikimin e saktësisë së goditjes në rreze të mesme prej 320 kilometrash me pajisje të fuqishme shpërthyese dhe me një kokë bërthamore shumë të madhe”, tha KCNA-ja.

    Kim tha se testime të tilla janë të nevojshme për “gjendjen e sigurisë” së shtetit të tij.

    “Situata ushtarake dhe politike në rajon… është tregues se puna në forcimin e kapaciteteve ushtarake për vetëmbrojtje duhet të jetë çështja kryesore”, tha ai, sipas KCNA-së.

    Së fundi, Koreja e Veriut kanë forcuar raportet e tyre. Presidenti rus, Vladimir Putin, zhvilloi një vizitë në Veri në qershor dhe së bashku me Kimin nënshkruan një marrëveshje dypalëshe të mbrojtjes./REL

    Koreja e Veriut raketë e re balistike
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Nuk shan, nuk akuzon”, Rama replikë me një protestues atipik

    June 15, 2026

    E pabesueshme në fillim të Botërorit, shkarkohet trajneri pas mbledhjes urgjente

    June 15, 2026

    Sekuestrohen 96 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, dyshohet se u trafikua nga Saranda

    June 15, 2026

    Samiti G7: Shpresa për paqe në Ukrainë?

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.