Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Nuk shan, nuk akuzon”, Rama replikë me një protestues atipik

    E pabesueshme në fillim të Botërorit, shkarkohet trajneri pas mbledhjes urgjente

    Sekuestrohen 96 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, dyshohet se u trafikua nga Saranda

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Koreja e Veriut do ta mbështesë Rusinë derisa të triumfojë në Ukrainë, thotë ministrja e Jashtme

    November 1, 2024
    Koreja e Veriut do ta mbështesë Rusinë derisa të triumfojë në Ukrainë, thotë ministrja e Jashtme
    Ministrja e Jashtme koreanoveriore, Choe Son Hui, pritet nga homologu i vet rus, Sergei Lavrov, në Moskë, Rusi, 1 nëntor 2024.

    KORE E VERIUT- Koreja e Veriut do ta mbështesë Rusinë derisa ajo të arrijë fitore në luftën në Ukrainë, tha ministrja e Jashtme koreanoveriore, Choe Son Hui, të premten pas një takimi me homologun e vet rus në Moskë, Sergei Lavrov.

    “Marrëdhëniet tona tradicionale dhe historike, të cilat kanë përshkruar dhe sprovuar rrugët e historisë, sot…po rriten në një shkallë të re marrëdhëniesh së miqësisë së pamposhtur ushtarake”, i tha ajo Lavrovit.

    Ajo i lavdëroi liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, dhe presidentin rus, Vladimir Putin, për rolin e tyre për thellimin e lidhjeve.

    Ajo tha se Pheniani nuk ka asnjë dyshim se ushtria dhe populli rus, nën “udhëheqjen e mençur” të Putinit, do të “arrijnë fitore të madhe në luftën e tyre të shenjtë për t’i mbrojtur të drejtat sovrane dhe interesat e sigurisë së shtetit të tyre”.

    “Dhe, ne gjithashtu garantojmë se deri në ditën e fitores, në do të qëndrojmë fuqishëm përkrah partnerëve tanë rusë”, tha ajo.

    Lavrovi foli për “marrëdhënie shumë të ngushta” mes ushtrive të të dy vendeve dhe tha se kjo ua mundëson atyre të zgjidhin çështje të rëndësishme të sigurisë së bashku.

    Asnjëri prej tyre nuk foli për deklaratat e Shteteve të Bashkuara, NATO-s, Koresë së Jugut dhe Ukrainës gjatë kësaj jave, se Koreja e Veriut i ka dërguar rreth 10.000 trupa në Rusi.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të enjten se 8.000 trupa koreanoveriore janë në rajonin Kursk të Rusisë, ku trupat ukrainase kryen një inkursion në gusht dhe prej atëherë mbajnë nën kontroll qindra kilometra katror territor. Ai tha se pret këta trupa të dërgohen në vijën e frontit në ditët në vijim.

    “Ne u jemi thellësisht mirënjohës miqve tanë koreanë për qëndrimin e tyre parimor në lidhje me ngjarjet që po zhvillohen në Ukrainë si pasojë e synimeve të Perëndimit për ta zgjeruar NATO-n në lindje dhe për ta nxitur haptazi regjimin racist për shfarosjen e çdo gjëje që është ruse”, tha Lavrov.

    Choe tha se Veriu dhe Rusia duhet të vazhdojnë thellimin e marrëdhënieve në përputhje me traktatin e nënshkruar muaj më parë nga liderët e dyja vendeve, i cili përmban një klauzolë për mbrojtje të përbashkët.

    Moska, e cila e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, nuk e ka mohuar e as pranuar troç se Koreja e Veriut i ka dërguar ushtarë. Por, Putini tha se i takon Rusisë se si ta zbatojë traktatin me Kimin./REL

    Koreja e Veriut Ukrainë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Nuk shan, nuk akuzon”, Rama replikë me një protestues atipik

    June 15, 2026

    E pabesueshme në fillim të Botërorit, shkarkohet trajneri pas mbledhjes urgjente

    June 15, 2026

    Sekuestrohen 96 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, dyshohet se u trafikua nga Saranda

    June 15, 2026

    Samiti G7: Shpresa për paqe në Ukrainë?

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.