Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kroacia bllokon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, veto për mbylljen e Kapitullit 31

    UEFA përplaset me FIFA-n për planin e ri të Infantinos: Futbolli nuk është për t’u shitur

    Aksident fatal në Portin e Durrësit, humb jetën një shofer kamioni nga Kosova

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Konflikti Iran-Izrael, Merz mban qëndrim të qartë

    June 16, 2025

    Në konfliktin ushtarak midis Izraelit dhe Iranit, asnjëra palë nuk duket e gatshme të ndërpresë spiralen e dhunës. Kancelari gjerman jep një mesazh të qartë.

    Kancelari gjerman Friedrich Merz i ka kërkuar Iranit që të ndërpresë “menjëherë” sulmet ndaj objektivave civile në Izrael. Në të njëjtën kohë, ai riafirmoi qëndrimin e Gjermanisë se Republika Islamike “nuk duhet të zhvillojë ose të zotërojë armë bërthamore”. “Do të ishte një kërcënim për Izraelin, Lindjen e Mesme dhe bashkësinë ndërkombëtare në tërësi”, deklaroi kancelari në Berlin para se të nisej për në samitin e G7-ës në Kanada. Krerët e shteteve dhe qeverive të Grupit të shtatë kombeve kryesore demokratike të industrializuara do të takohen atje.

    Izraeli ka të drejtë të “mbrojë ekzistencën dhe sigurinë e qytetarëve të tij”, theksoi Merzi. “Kjo çështje do të jetë shumë lart në agjendën e samitit të G7-ës”.

    Kancelari theksoi se konflikti nuk duhet të përhapet: “Shtetet e tjera në rajon nuk duhet të bëhen shesh beteje.” Prandaj, tani duhet të kërkohet një zgjidhje me anë të mjeteve diplomatike. Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul është në kontakt të ngushtë me homologët në rajon për ta arritur këtë. Vetë Merzi telefonoi Sulltanin e Omanit, duke e falënderuar për përpjekjet e tij të ndërmjetësimit për t’i dhënë fund programit bërthamor.

    Më tej, kancelari bëri të ditur: “Në Gjermani, ne po përgatitemi gjithashtu në rast se Irani vendos të sulmojë objektiva izraelite ose hebraike në vendin tonë.”

    Izraeli planifikon të “ndryshojë realitetin në Lindjen e Mesme”

    Lufta kundër Iranit dhe programit të tij bërthamor nuk ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e vendit, theksoi Presidenti izraelit Yitzhak Herzog. “Qëllimi ynë është të ndryshojmë realitetin në Lindjen e Mesme”, tha ai gjatë një vizite në qytetin Bat Yam, në Izraelin qendror. Atje u vranë disa vetë në sulmet me raketa iraniane gjatë natës. “Nuk mund të ndodhë që Perandoria e së Keqes të vazhdojë të lëshojë raketa dhe të zhvillojë aftësi bërthamore, të cilat përfaqësojnë kërcënimin më të rrezikshëm për njerëzimin”, theksoi Herzogu. Prandaj, Izraeli nuk po mbron vetëm veten, “por edhe Lindjen e Mesme, vetë njerëzimin dhe paqen botërore”, sipas presidentit izraelit. Ai u bëri thirrje krerëve të shteteve dhe qeverive të G7 të qëndrojnë pranë Izraelit.

    Kryeministri Benjamin Netanyahu njoftoi në Bat Yam gjithashtu hakmarrje. “Irani do të paguajë një çmim të lartë për vrasjen e qëllimshme të civilëve, grave dhe fëmijëve”, deklaroi Netanyahu. “Mendoni se çfarë do të ndodhte nëse Irani do të kishte armë bërthamore që mund të aktivizonte kundër qyteteve izraelite”, shtoi kryeministri izraelit.

    Raporte për shumë të vdekur dhe qindra të plagosur

    Që nga nata e së premtes,Izraeli ka sulmuarobjektiva të shumta në Iran, duke përfshirë objekte bërthamore dhe ushtarake. Republika Islamike u përgjigj me kundërsulme. Sipas raporteve të medias, të paktën 138 persona janë vrarë në Iran që nga e premtja, përfshirë zyrtarë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë.

    Qindra njerëz thuhet se janë plagosur. Sipas shifrave zyrtare, të paktën 13 persona janë vrarë dhe rreth 400 të tjerë janë plagosur në Izrael që nga fillimi i sulmeve.

    Presidenti iranian Masoud Peseshkian paralajmëroi se përgjigjja e vendit të tij ndaj sulmeve do të ishte “më e vendosur dhe e ashpër” nëse “veprimet armiqësore” të Izraelit do të vazhdonin. Deri tani, ushtria iraniane është përgjigjur “me vendosmëri dhe në mënyrë të përshtatshme”.

    Radioja iraniane raportoi shpërthime të dielën pranë Aeroportit Mehrabad të Teheranit dhe në veri të kryeqytetit. Ushtria izraelite njoftoi se më shumë se 80 objektiva në Teheran ishin sulmuar gjatë natës së së shtunës deri të dielën.

    Alarmet për sulme ajrore u aktivizuan përsëri të dielën në Jerusalem, Tel Aviv dhe gjetkë. Hapësira ajrore izraelite mbetet e mbyllur “për arsye sigurie”. Nuk ka ngritje ose ulje avionësh në Aeroportin Ndërkombëtar Ben Gurion./DW

    Nga fjala hyrëse e Igli Hasanit te dorëzimi i kryesisë së SEECP-së, axhenda e samitit

    Dafina Zeqiri në ditët e fundit të shtatzënisë: Mezi pres të të mbaj në krahët e mi

    Kultivim kanabisi/ Rezart Veleshnja për Vis Pupën: Për herë të parë ne shqiptarëve na e futi një australian

    Konflikti Iran-Izrael Merz
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kroacia bllokon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, veto për mbylljen e Kapitullit 31

    July 28, 2026

    UEFA përplaset me FIFA-n për planin e ri të Infantinos: Futbolli nuk është për t’u shitur

    July 28, 2026

    Aksident fatal në Portin e Durrësit, humb jetën një shofer kamioni nga Kosova

    July 28, 2026

    GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës për shkelje në tendera

    July 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.