Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    Udhëtarit nga Anglia i sekuestrohen në Durrës mbi 29 mijë paund dhe 455 euro të padeklaruara

    Formula 1/ Wolff: Nuk mund të lëmë pikë çdo dy gara, me një Ferrari të tillë duhet gjithnjë kujdes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Konfiskohen 12 pasuritë e ish-ministrit Lefter Koka dhe 4 personave të tjerë (EMRAT)

    December 20, 2024
    Konfiskohen pasuritë e ish-ministrit Lefter Koka dhe 4 personavë të tjerë (EMRAT)
    Lefter Koka

    TIRANË– Policia e Shtetit në bashkëpunim me Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar 12 pasuri të paluajtshme (apartamente) dhe 5 shoqëri tregtare në pronësi të pesë shtetasve.

    Bëhet fjalë për pasuritë e shtetasve Lefter Koka, Miklovan Xhafa, Agim Seferi, Arbër Denizi dhe Mateo Rustani.

    JOFTIM I SPAK:

    Policia e Shtetit/Vijon operacioni policor i koduar “Konfiskimi”.

    Konfiskohen 12 pasuri të paluajtshme dhe 5 shoqëri tregtare, në pronësi të 5 shtetasve.

    Sektori për Hetimin e Korrupsionit, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme, në drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të procedimit penal të vitit 2020, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për konfiskimin e 12 pasurive të paluajtshme dhe të 5 shoqërive tregtare, në pronësi të shtetasve L. K., M. Xh., A. S., A. D. dhe M. R., konkretisht:

    -88.19% e aksioneve në pronësi të shtetasit L. K., në një shoqëri tregtare në Rashbull, Durrës, me vlerë korensponduese 244 442 972 lekë;

    -1 njësi me sipërfaqe 206 m2, në një subjekt tregtar, me vlerë rreth 20 857 500 lekë;

    -1 njësi me sipërfaqe 22.8 m2, në një subjekt tregtar, me vlerë rreth 2 308 500 lekë;

    -1 njësi me sipërfaqe 68 m2, në një subjekt tregtar, me vlerë rreth 6 885 000 lekë;

    -1 apartament me sipërfaqe 82 m2, me vlerë rreth 5 535 000 lekë;

    -1 apartament me sipërfaqe 110 m2, me vlerë rreth 7 425 000 lekë;

    -1 apartament me sipërfaqe 87 m2, me vlerë rreth 5 872 500 lekë;

    -1 apartament me sipërfaqe 84 m2, me vlerë rreth 5 670 000 lekë;

    -1 apartament me sipërfaqe 81 m2, me vlerë rreth 5 467 500 lekë;

    -1 apartament me sipërfaqe 116 m2, me vlerë rreth 7 830 000 lekë;

    -1 apartament me sipërfaqe 94 m2, me vlerë rreth 6 345 000 lekë;

    -1 apartament me sipërfaqe 135 m2, me vlerë rreth 9 112 500 lekë;

    -pasuri e paluajtshme truall me sipërfaqe 147 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 126 m2, me vlerë rreth 12 757 500 lekë.

    Pasuritë e konfiskuara do të administrohen nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme./Radar.al 

    Konfiskohen pasuritë e lefter kokes lefter koka
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    June 17, 2026

    Udhëtarit nga Anglia i sekuestrohen në Durrës mbi 29 mijë paund dhe 455 euro të padeklaruara

    June 17, 2026

    Formula 1/ Wolff: Nuk mund të lëmë pikë çdo dy gara, me një Ferrari të tillë duhet gjithnjë kujdes

    June 17, 2026

    U mbyt në liqenin e Ulzës dy ditë më parë, nxirret nga uji trupi i 37-vjeçarit

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.