TIRANË– Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ka përfunduar, ndërsa kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali përmes një postimi në Facebook thotë se është arritur një konsensus në këtë mbledhje të parë.
Spiropali është shprehur se shpreson se ky konsensus të jetë një ogur i mirë për fillimin e sesionit parlamentar.
“Në Konferencën e Kryetarëve miratuam Programin dhe Kalendarin e Punës së Kuvendit për javët e ardhshme. Konsensusi i arritur në këtë mbledhje të parë le të jetë një ogur i mirë për fillimin e sesionit të ri parlamentar.”- shkruan ajo.


