Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama: Paketa e Maleve synon zhvillimin e pronarëve, jo favorizimin e oligarkëve

    Botërori 2026 pritet t’i sjellë FIFA-s të ardhura rekord prej mbi 13 miliardë dollarësh

    Zjarr në Kaçinar të Mirditës, flakët përfshijnë tre vatra pranë banesave të braktisura

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

    July 21, 2026
    Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

    Ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja gjatë raportimit në Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, është përfshirë në një debat me kryetaren Ina Zhupa për financimi prej 4.3 milionë euro nga qeveria për koncertin e Kanye West.

    Zhupa e pyet ministrin cila është arsyeja e alokimit të këtyre parave duke u cilësuar si emergjencë për një koncert të parashikuar. Gonxhja u përgjigj se gjithçka është zbatuar sipas aktit normative dhe nëse s’do të ishte realizuar koncerti, atëherë do të duhej të përgjigjej sesi do të ktheheshin paratë e këtij financimi.

    Gonxhja mbrojti vendimin e qeverisë për dhënien e shumës për sigurimin e zhvillimit të koncertit, duke thënë se, sipas një vlerësimi paraprak, më së paku në arkat e shtetit janë kthyer 6,5 milionë euro.

    Zhupa: Keni dhënë 4.3 mln euro për një koncert privat kur kishit premtuar që nuk do të jepnit asnjë lekë. Si e konceptoni ju urgjencën e një koncerti të parashikuar? Urgjencë ishte mos shitja e biletave? Cila ishte nevoja për t’u dhënë këto para? Ku është logjika e urgjenca e një koncerti privat? Na sqaroni ku janë ato 100 milionë eurot që do të na vinin për turizmin? Ju paratë i keni dhënë, supozoni sikur parlamenti nuk e miraton, çfarë ndodh z. Gonxhe, do ua kthejë Kanye West?

    Gonxhja: Administrata ka vepruar sipas aktit normativ, menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Publiku nuk ka nevojë të dijë si funksionon mazhoranca dhe Partia Socialiste, nëse do të kishte mosmbarëvajtje të koncertit dhe koncerti nuk do të ishte realizuar, atëherë do të hynim në pyetjen tuaj si do t’i merrnim lekët etj.

    Zhupa: Normal që eventi do të bëhej sepse për atë u kujdesët ju.

    Gonxhja: Nëse s’do ketë mbështetje të parlamentin, këtë pyetje bëjeni mbrapa.

    Zhupa: Më shpjego pse e morët këtë vendim, pse është nevojë dhe pse urgjencë? Pse këto para të shqiptarëve që mund t’i kishit përdorur realisht për emergjencë?

    Gonxhja: Ju e dini që unë i di problemet se jam deputeti më i votuar në listë të hapur, pa mendjemadhësi.

    Zhupa: Do të vinte zor që kërkon 4.3 milionë euro për një koncert, kur s’kemi avion për të fikur zjarret apo përdor dru për të ngrohur shkollat?

    Gonxhja: Moral dhe hipokrizi për spitale e histori të tjera mos fillo se unë ua rrëzoj shumë kollaj.

    Zhupa: Juve ju ka rënë tërmeti në qeveri, se e keni krejt të korruptuar.

    Gonxhja: Po kaluam në politikë, do të transformohem dhe do të kthehem në politikan.

    Gonxhja: Koncerti vjen si një nismë e konsultuar me qeverinë shqiptare prej 1 viti, dhe në fillim të këtij viti është marrë një informacion që nëse do ishte e mundur nga turi i Kanye West, do të jepnim mbështetjen tonë. Në fillim viti ne i kemi shprehur mbështetjen tonë promotorit për organizimin e këtij eventi. Mendohej nga promotorët që shitja e biletave do të ishte e garantuar, dhe mbështetja jonë duhet të ishte për aspektet e tjera. Nuk kemi qenë në dijeni, nuk ishim të përgatitur për financim pjesor të këtij eventi.

    Gonxhja: Ishte në rrezik mosorganizimi i eventit për arsye se eventi nuk kishte garantuar ecuri në vetëfinancimin e eventit. Një event nuk financohet vetëm nga biletat, financohet nga një sponsor etj. Ishte e paparashikuar situata.

    Gonxhja: Ne nuk e kemi luksin të krahasohemi me tregjet e huaja ku është anuluar koncerti. Nuk jemi as Italia, as Mbretëria e Bashkuar apo Polonia.

    Blendi Gonxhja Koncerti i Kanye West Ministri i Turizmit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama: Paketa e Maleve synon zhvillimin e pronarëve, jo favorizimin e oligarkëve

    July 21, 2026

    Botërori 2026 pritet t’i sjellë FIFA-s të ardhura rekord prej mbi 13 miliardë dollarësh

    July 21, 2026

    Zjarr në Kaçinar të Mirditës, flakët përfshijnë tre vatra pranë banesave të braktisura

    July 21, 2026

    Flakët rrezikojnë banesat në Elbasan, ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve shmang përhapjen e zjarrit

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.