Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Komisioni Evropian planifikon sanksione kundër Moskës

    June 11, 2025

    BRUKSEL– Komisioni Evropian ka paraqitur propozimin e tij për paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë. Masat e reja ndëshkuese synojnë kryesisht të ardhurat ruse nga burimet e energjisë dhe industria e armëve, njoftoi Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen. Presioni mbi Rusinë do të rritet, deklaroi von der Leyen në Bruksel. Forca është e vetmja gjuhë që Moska e kupton.

    BE, vendet e G7-ës dhe Australia ranë dakord në dhjetor 2022 për një çmim tavan për naftën ruse për të ulur të ardhurat e Moskës nga eksportet e energjisë. Me këtë ulje të re të çmimit, Komisioni synon t’i përgjigjet kushteve në ndryshim të tregut, deklaroi von der Leyen.

    Që nga futja e këtij limiti, çmimi global i naftës së papërpunuar është afruar gradualisht te 60 dollarë, madje ka rënë shkurtimisht nën këtë nivel. Presidentja e Komisionit shpjegoi se ulja do të diskutohet në samitin e G7 javën e ardhshme në Alberta, Kanada. Ajo shprehu “besim të madh se do ta arrijmë këtë qëllim”. Tavani i çmimit të naftës pritet të ulet nga 60 dollarë në 45 dollarë për fuçi.

    Propozimi përfshin gjithashtu 77 anije të tjera të flotës fantazmë ruse dhe kompani tregtare nafte. Përveç kësaj, 22 banka të tjera ruse do të shtohen në listën e sanksioneve.

    Von der Leyeni përmendi masa të tjera, të tilla si ndalime të reja eksporti për makineri, metale, plastikë dhe kimikate, si dhe mallra dhe teknologji me përdorim të dyfishtë “që mund të përdoren për të prodhuar drona, raketa dhe sisteme të tjera armësh”.

    Në paketën e tyre të fundit të sanksioneve, të miratuar disa javë më parë, shtetet anëtare të BE ndërmorën veprime më të forta kundër të ashtuquajturës flotë fantazmë ruse të dedikuar për transportimin e naftës dhe produkteve të naftës. Përveç kësaj, dhjetëra kompani të përfshira në anashkalimin e sanksioneve ekzistuese ose mbështetjen e industrisë ruse të armëve u përfshinë në listë.

    Merz dënon sulmet e fundit

    Në ditët e fundit, ka pasur një valë sulmesh kundër qyteteveukrainase, së fundi të martën. Sipas autoriteteve, të paktën dy persona u vranë në qytetin portual jugor të Ukrainës, Odesë. Katër persona u plagosën gjithashtu në sulmet në kryeqytetin Kiev.

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski deklaroi të enjten se ky ishte një nga sulmet më të mëdha kundër Kievit deri sot. Përveç Odesës, u prekën edhe rajonet e Dnipro dhe Chernihiv.

    Kancelari Federal Friedrich Merz (CDU) akuzoi Rusinë për “krimet më të rënda të luftës” përballë sulmeve të fundit ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera ukrainase.

    Rusia ka sulmuar “në mënyrë të synuar dhe të pamëshirshme” popullsinë civile të Ukrainës në ditët e fundit me dronë të shumtë dhe raketa, tha Merzi në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin holandez Dick Schoof. Sulmet masive të Rusisë përbëjnë “terror kundër popullsisë civile” dhe “çdo gjë tjetër përveç një përgjigjeje proporcionale” ndaj sulmeve “shumë të përcaktuara” të Ukrainës kundër aeroporteve ushtarake ruse, shtoi kancelari./DW

    Goditi me levë në kokë 25-vjeçarin dhe e kan*si me pi*toletë sportive, në pranga dy persona

    Michele Morrone i vë “flakën” rrjetit, gjysmë i zhveshur aktori italian tregon trupin me muskujt

    Komisioni Evropian Rusi sanksione kundër Moskës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    April 18, 2026

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    April 18, 2026

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    April 18, 2026

    Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve të PD, përdoret prej dekadash nga policia

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.