Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, Hoxha: Retorika nacionaliste nuk do ta tërheqë zvarrë rajonin

    Bombardime vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, tre të vrarë dhe gjashtë të plagosur në Dnipropetrovsk

    Belgjika regjistroi vdekshmërinë e tepërt më të lartë në Evropë gjatë valës së të nxehtit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    KLSH ngre alarmin: Sistemi i kontrollit nuk garanton cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm të ambalazhuar

    November 14, 2025
    Ujë të ftohtë apo ambienti? Ja çfarë sugjerojnë ekspertët

    Konsumimi i ujit të pijshëm të ambalazhuar ka shënuar rritje vit pas viti, por cilësia e tij nuk është e garantuar për qytetarët, sipas raportit të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), i cili ka realizuar një auditim të thelluar për këtë segment.

    Raporti konstaton se sistemi i ngritur nuk siguron kontroll të plotë të cilësisë së ujit të ambalazhuar që hidhet në treg. Sipas KLSH:
    • Institucionet përgjegjëse nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre për monitorimin dhe analizimin e ujit të pijshëm.
    • Ndryshimet në kompetenca dhe strukturat shtetërore kanë krijuar paqartësi në rolet dhe përgjegjësitë, duke çuar në një funksionim fragmentar të sistemit.
    • Kuadri ligjor dhe rregullator është i pa harmonizuar dhe në disa raste kontradiktor, duke kufizuar konkurrencën dhe krijuar kritere të dobëta për dhënien e lejeve dhe licencave.
    • Mangësitë në analizime laboratorike, bashkëpunim ndërinstitucional dhe informimin e publikut nuk kanë garantuar cilësinë e ujit dhe sigurinë e nevojshme për qytetarët.

    Raporti thekson se edhe kur autoritetet kanë identifikuar ujë të papërshtatshëm, hetimet nuk kanë qenë të plota, dhe transporti me autobot mbetet jashtë mbikëqyrjes.

    Sipas të dhënave të Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore, deri në fund të vitit 2024 janë regjistruar 52 leje përdorimi të burimeve ujore për ujë të pijshëm të ambalazhuar, që i përkasin 41 subjekteve tregtare. Nga këto:
    • 14 leje janë me kontrata koncesioni (2004–2008) me afat rreth 30 vite
    • Lejet e tjera kanë afate 5-vjeçare të dhëna nga Këshillat e Baseneve Ujore

    KLSH nxjerr alarmin se pavarësisht rritjes së konsumit, qytetarët nuk mund të jenë të sigurt për cilësinë e ujit të pijshëm të ambalazhuar, dhe kërkon përmirësime urgjente në sistemin e kontrollit dhe rregullimit të këtij sektori.

    ambalazhimi KLSH raporti Uji i pijshem
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, Hoxha: Retorika nacionaliste nuk do ta tërheqë zvarrë rajonin

    July 27, 2026

    Bombardime vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, tre të vrarë dhe gjashtë të plagosur në Dnipropetrovsk

    July 27, 2026

    Belgjika regjistroi vdekshmërinë e tepërt më të lartë në Evropë gjatë valës së të nxehtit

    July 27, 2026

    Emri/ 30-vjeçari nga Tepelena tentoi të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet pas rreth një muaji arrati

    July 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.