Klotilda Bushka: Erion Veliaj është miku im i fëmijërisë, jam krenare për punën që kemi bërë sëbashku por dhe për transformimin e jashtëzakonshëm të kryeqytetit.
Kjo lidhje padyshim më ka bërë të përjetoj bashkë me ta gjithë kalvarin e muajve të fundit, përfshirë lincimin publik e trysninë e vazhdueshme që u është dashur atyre të përballojnë.
Jo pak herë kam qenë pranë Ajolës duke e mbështetur si mike, por edhe si ish kolege në nivelin njerëzor. Me Erionin për shkak të angazhimeve kam folur më rrallë por në cdo raast i kam transmetuar besimin tim të palëkundur tek e vërteta tek e drejta tek drejtësia.
Pas kontrollit të zyrave dhe banesave të Erionit dhe Ajolës si dhe pas thirrjes nga Prokuroria të një sërë bashkëpunëtorësh të Ajolës, disa prej tyre njerëz që i kam njohur që nga koha kur kam bashkëpunuar, artistë apo ish punonjës jam vënë në dijeni të një shqetësimi se ata janë intimiduar, kërcënuar për tu marrë dëshmitë nën trysni, disa prej tyre kanë treguar mbi mënyrën si janë marrë në pyetje, mbi statusin proceduriakl mbi të cilin janë pyetur.
Jo vetëm si e njohur por dhe si njeri i ligjit dhe si deptuete jam shqetësuar për disa shkelje të pretenduara të të drejtave individuale dhe elementëve të procesit të rregullt ligjor që u janë bërë këtyre njerëzve përfshirë dhe vetë Ajolën dhe Erjonin.
Janë thirrur persona me statusin e personave që kanë dijeni ndërkohë që janë pyetur si persona nën hetim faktik, duke i detyruar edhe të dëshmojnë kundër vetes, duke u marrë deklarata për presion duke iu mohuar e drejta për mbrojtje ligjore.
Tani që dosja për Ajolën dhe Erjonin janë publike ky nuk është më një aludim.
Por një fakt që prodhohet nga dhjetra citime që përdoren si prova për të ngritur dyshime ndaj tyre për ta hequr nga zyra e për ta dërguar në qeli kryetarin e Bashkisë së Tiranës që u votua 3 herë nga qytetarët.


