Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Deputetja denoncon kërcënime me jetë në Facebook, policia nis hetimet

    Suedia paralajmëron skenar lufte në Baltik/ Rusia mund të testojë NATO-n me sulm të kufizuar

    Zjarr në ish-Hotel Tirana/ Situata vihet shpejt nën kontroll, pa dëme serioze

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Showbiz

    Klea Huta dhe Elgit Doda i japin fund marrëdhënies së tyre pas 2 vitesh martesë?

    October 28, 2025

    Klea Huta dhe Elgit Doda kanë ngritur dyshimet se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre pas shumë vitesh së bashku. Çifti, prindër të një djali, celebruan dashurinë në martesë në qeshor 2023, por duket se tashmë kanë ndarë rrugët e tyre. Aktorja dhe kantautori i njohur kanë fshirë fotot së bashku në rrjetet sociale, përfshirë edhe ato të dasmës, ndërsa ende ndiqen me njëri-tjetrin në rrjetin social Instagram.

    Klea Huta mban në mediat sociale vetëm disa imazhe me të birin, Kridi. Kujtojmë që dyshja u martuan më 4 Qershor 2023, në ditën e lindjes së Krid duke e bërë edhe me të veçantë këtë ditë për ta.

    Pavarësisht se lajmet për fundin e marrëdhënies së tyre qarkullojnë prej javësh, dyshja nuk kanë reaguar për të mohuar apo pohuar lajmet, duke vendosur që të heshtin.

    Në një intervistë në maj 2025, Klea Huta foli për planet për zgjerimin e familjes së saj.

    “Kam dëshirë të kem një fëmijë tjetër, nuk e di vajzë apo djalë. Mua të gjithë më thonë kur do ta bësh vajzën. U them: A e kam të shkruar këtu në ballë që do bëj vajzë? Nuk e di çfarë do jetë, çfardo që të jetë dhe kurdo që të vijë, të vijë me shëndet dhe me bekimin e madh nga zoti”, tha Klea Huta në Canape.

    Ceremonia e martesës

    Çifti bashkë me familjarët dhe miqtë e tyre udhëtuan drejt jugut vendit aty ku u mbajt dhe ceremonia. Festa e cila nisi pas mesnate përkonte edhe me ditëlindjen e djalit të tyre Krid ku e pritën të gjithë bashkë buzë detit.

    Pas dasmës, Klea Huta foli për “Top Albania Radio” lidhur me këngën që i dedikoi Elgitit dhe emocionet e dasmës.

    “Jam shumë e lumtur për të gjithë dashurinë që më kanë dhënë, për të gjithë njerëzit që e dëgjojnë e ma dërgojnë me video, që kanë filluar ta këndojnë nëpër dasma në momentin e tyre më të rëndësishëm. Është shumë e bukur. Edhe kur e nisa për ta bërë këtë këngë, doja me patjetër që të ishte diçka që na personifikonte ne të dyve, historinë tonë. Por gjithmonë në mendje kisha se kush është ajo histori dashurie që nuk ka kaluar këto gjëra që kemi kaluar ne. Dhe bashkë me Kledi Bahitin u përpoqëm ta bënim në atë formë që ta gjente veten kushdo. Edhe pjesën e Kridit që e kam futur tek “lulëzove ti një jetë në trupin tim”, si dhuratë për kohë të bukur dhe të vështirë, edhe një çift që nuk ka fëmijë mund të kenë lulëzuar pranë njëri-tjetrit dashurinë.

    Dashuria është në forma të ndryshme. Unë doja shumë që kurdo të ishte dasma, unë t’i kushtoja një këngë Elgitit. Po shpresoja në fakt që ai të mos ta bënte të njëjtën gjë, duke qenë se është shumë e pritshme nga ai si producent e kompozitor. Shpresoja që të mos e bënte sepse do mendonin që këngën e ka bërë ai. Por në fakt këngën e bëri Kledi Bahiti dhe unë ia mbajta të fshehtë Elgitit. Dy muaj para se të bëhej dasma unë kontaktova Kledin dhe i thashë që dua t’i bëj Elgitit një këngë surprizë. Jemi takuar gjithsej tre herë në studio që është bërë teksti dhe është hedhur kënga. Pati një energji të jashtëzakonshme që në fillim. Ishte shumë e bukur. Sa i thashë Elgitit që kam një surprizë për të, ai u kthye direkt nga Kledi. Më duhet ta pranoj që qau, nuk e priste. U emocionua shumë.”- tha ajo.

    Sa i përket ceremonisë në Livadh, këngëtarja u shpreh se e kishte ëndërruar gjithmonë ta shikonte veten me fustan të bardhë, teksa theksoi se dasma ka qenë kulmi i emocioneve të saj në jetë.

    “Unë gjithmonë e kam ëndërruar të bëj një dasmë e ta shoh veten time me të bardha. Elgiti nga ana tjetër nuk i ka qejf këto gjëra tradicionale. Por nga dashuria e madhe pranoi që ta bënte (qesh). Vetë më propozoi një vit më parë, duhet ta dinte që do vinte. Unë fakt kisha filluar të mendoja që nuk do bënim dasmë, por pasi më propozoi… Dasma ka qenë kulmi i emocioneve të mia në jetë. Edhe pse kemi qenë të martuar ligjërisht prej 3 vitesh, jetojmë bashkë prej 5 vitesh, edhe pse kemi djalin, ai moment është komplet tjetër, magjike.”– u shpreh ajo në atë kohë.

    Elgit Doda Klea Huta
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Deputetja denoncon kërcënime me jetë në Facebook, policia nis hetimet

    April 16, 2026

    Suedia paralajmëron skenar lufte në Baltik/ Rusia mund të testojë NATO-n me sulm të kufizuar

    April 16, 2026

    Zjarr në ish-Hotel Tirana/ Situata vihet shpejt nën kontroll, pa dëme serioze

    April 16, 2026

    Arti shqiptar në zi/ Ndërron jetë në moshën 76-vjeçare “magjistari i lahutës” Jonuz Delaj

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.