TIRANË– Dyshja e njohur e showbizit, Klea Huta dhe Elgit Doda prej gati një viti tashmë thuhet se janë ndarë.
Në të vërtetë asnjëra palë s’ka bërë ndonjë reagim nëse i kanë dhënë fund martesës së tyre.
Lidhur me këtë temë dhe shumë thashetheme të tjera në median rozë, gazetari Elton Tozaj është shprehur për “PA FILTRA” se kur kishte dhënë një deklaratë se çifti është ndarë, këngëtari e kishte hedhur në gjyq, por më pas ishte tërhequr.
“Po të bëj një kronologji, kur bëra deklaratën e ndarjes së çiftit Klea Huta dhe Elgid Doda. Ma mohuan më hodhën në gjyq, u tërhoqën, u zhduk, sot janë ndarë.”-tha Tozaj./Radar.al


