Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Interpol Tirana prangos në Angli 5 shqiptarë “Wanted” me kartela të kuqe, zbulohen skedat e tyre kriminale

    Pas rritjes rekord/ Bie ndjeshëm çmimi i arit, ja faktorët që po ndikojnë

    Megaoperacioni i SPAK për trafikun e kokainës, GJKKO lë në burg ndërtuesit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Kishte kultivuar 1 mijë rrënjë kanabis/ Arrestohet 48-vjeçari, nën hetim i ati (EMRI)

    June 22, 2025
    Kishte kultivuar 1 mijë rrënjë kanabis/ Arrestohet 48-vjeçari, nën hetim i ati (EMRI)

    Vijon operacioni i policisë për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në qarkun e Fierit.

    Gjenden dhe asgjësohen përgjatë kanaleve kulluese në fshatin Povelçë, 1000 bimë narkotike kanabis.

    Në pranga ka rënë Eduart Gjikoli, ndërsa në gjendje të lirë do të hetohet babai i tij 77-vjeç.

    Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, 2 krehëra dhe 14 fishekë luftarak.

    Njoftimi i policisë:

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme dhe i hetimeve të kryera me metoda proaktive në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, goditën një tjetër rast të kultivim të bimëve narkotike.

    Gjatë kontrolleve, në vendin e quajtur “Fushat e fshatit Povelçë”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier gjetën të kultivuara 1000 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

    Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike, shtetasi E. Gj., 48 vjeç, banues në Pojan, i cili u arrestua për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

    Në lidhje me këtë rast u procedua penalisht edhe babai i shtetasit E. Gj., shtetasi E. Gj., 77 vjeç, i dyshuar i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

    Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 2 krehëra dhe 14 fishekë luftarak.

    Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

    Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

    arrestohet 48-vjeçari Kishte kultivuar 1 mijë rrënjë kanabis nën hetim i ati
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Interpol Tirana prangos në Angli 5 shqiptarë “Wanted” me kartela të kuqe, zbulohen skedat e tyre kriminale

    June 14, 2026

    Pas rritjes rekord/ Bie ndjeshëm çmimi i arit, ja faktorët që po ndikojnë

    June 14, 2026

    Megaoperacioni i SPAK për trafikun e kokainës, GJKKO lë në burg ndërtuesit

    June 14, 2026

    Tifozi më i frikshëm i Botërorit/ Turku që “vodhi” shfaqjen pavarësisht humbjes së Kombëtares

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.