DURRËS– Anija “Moliva” me mbi 200 kontenierë që dyshohet se përmbajnë mbetje të rrezikshme, ka mbërritur në portin e Durrësit mëngjesin e së kësaj të hëne.
Anija Moliva me 200 kontejnerë me mbetje të rrezikshme ka ndaluar 1.5 milje nga Porti në Radë.
Dyshohet se mbetjet janë të rrezikshme, ndërsa kjo temë ka krijuar debate të shumta. Ditën e djeshme, përfaqësues të opozitës dhe shoqërisë civle kanë protestuar tek Porti i Durrësit.
Anija është ngarkuar me 2100 tonelata mbetje industriale që dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme. Ngarkesa që besohet se përmban mbetje nga hiri i oxhaqeve metalurgjike, ishte nisur nga Shqipëria në korrik të këtij viti me destinacion Tajlandën e cila e refuzoi atë pas alarmit të dhënë nga organizata joqeveritare ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ me seli në Seattle, të Shteteve të Bashkuara./Radar.al


