ROMË– Kim Kardashian është kryqëzuar nga fansat në rrjetet sociale për shkak të piercing të ri të vajzës së saj, North West.
Nënë e bijë u shfaqën në Romë, teksa nuk ju kanë shpëtuar syve të njerëzve, ku në gishtin e mesit të 12-vjeçares ishte shfaqur një piercing, i njohur si single-point piercing.
Në fotot e shkrepura më 23 gusht, Kim, 44 vjeç, kishte veshur një fustan të zi, të ngushtë, saten, ndërsa North kishte zgjedhur një korse të zezë, fund dhe çizme deri te gjuri. Ndonëse fillimisht njerëzit u fokusuan te pamja, më vonë, nëpër komentet në TikTok, u vu re se ajo kishte bërë edhe piercing te gishti.
“Ajo është 12 vjeç. Çfarë dreqin po bën Kim?! Kush dreqin e lejon një 12-vjeçare të bëjë piercing? Dhe kush dreqin i bën piercing një 12-vjeçareje? Fëmija im as veshët nuk i kishte të shpuar në atë moshë.”-shkroi dikush.
“Vetëm kur e shoh më dhemb! Duhet të jetë shumë irritues dhe vendi infektohet vazhdimisht.”- tha një tjetër komentues.
“S’ka për t’u shëruar kurrë siç duhet.”- shkroi një tjetër përdorues i TikTok-ut./Radar.al

EKSKLUZIVE/ Asambleja e PS do të mblidhet më datë 11 Shtator, zbulohet ora dhe vendi


