SHBA– Kim Kardashian një prej emrave më të njohur e më të përfolur në mbarë botën, është ndaluar nga policia teksa po udhëtonte në rrugën PCH (Pacific Coast Highway) në automjetin e saj “Tesla”, pasi xhamat e saj të përparmë ishin shumë të errët për rregulloret e automjeteve në Kaliforni, raporton TMZ.
Mediat e huaja shkruajnë se Kim “|qëndroi e qetë” gjatë ndalimit, edhe pasi mori një gjobë për t’u rregulluar.
Një paralajmërim ky që i mundëson të shmangë një gjobë më të madhe nëse korrigjon xhamat dhe paraqitet në stacionin e policisë për të provuar rregullimin./Radar.al


