Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    “Këta djem kanë bërë diçka të jashtëzakonshme”, Cana: Turqia vjen si favorite, por ju tregoj forcën e vërtetë të kësaj Kosove

    March 31, 2026

    PRISHTINË– Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka folur për Euronews Albania për ndeshjen mes Kosovës dhe Turqisë, që do të zhvillohet sonte në “Fadil Vokrri”.

    “Do të kemi të gjithë emocione, pavarësisht nga çfarë troje shqiptare jemi. Por ne që jemi nga Kosova, të lindur dhe rritur atje, mbetet më e veçantë për ne, kjo është e pamohueshme”, tha fillimisht Cana.

    Të vjen keq që nuk ke veshur fanellën e Kosovës?

    “Besoj se secili në një moment jeton një kapitull dhe atë kapitull duhet ta përmbushë në mënyrën më të mirë. Ne kemi përjetuar një kapitull ku kemi shndërruar një ëndërr të shqiptarëve për t’u përfaqësuar me një simbol kombëtar dhe me një fanellë kombëtare, dhe jo vetëm shqiptarët e Kosovës, por edhe ata të Maqedonisë dhe Luginës. Sonte është një kapitull tjetër, ku janë djem kryesisht disa të rritur në Kosovë pas luftës dhe disa të tjerë të rritur në diasporë. Sonte mund ta arrijnë një nga gjërat më të rëndësishme për Kosovën, ndoshta pas shpalljes së pavarësisë është ngjarja më e rëndësishme për afirmimin e Kosovës”, tha Cana.

    42-vjeçari shtoi se Turqia mbetet favorite e madhe për këtë takim, por te Kosova ka një forcë të madhe.

    “Turqia mbetet favorite e madhe. Si përvojë, si teknikë, si nivel, Turqia mbetet favorite e madhe. Por forca e kësaj Kosove, duke filluar pas ndeshjes me Zvicrën, ka ndryshuar diçka te Kosova. Jo vetëm në mënyrë taktike, jo vetëm një dorë dhe një meritë e jashtëzakonshme e trajnerit, por ka ndryshuar diçka te ekipi, ku ka gjetur një vetëbesim, një shpirt luftarak dhe është me plot meritë, sepse ka bërë një fazë kualifikuese të jashtëzakonshme pasi fituan në Slloveni dhe Suedi, pasi eliminuan një Sllovaki të fortë dhe tani i mbetet shkalla e fundit, ku është edhe më e bukura, edhe më e vështira. Le ta kuptojnë se çfarë fati kanë dhe çfarë përgjegjësie kanë ta përfaqësojnë vendin e tyre. Pavarësisht se çfarë rrugëtimi kanë pasur duke u rritur dhe u zhvilluar në vendet e tjera, në momentin që ti kupton përgjegjësinë dhe fatin që ke për të luajtur për Kosovën, me gjithë historinë e shkurtër që ka pasur, ajo të bën të kalosh mbi të menduarit si futbollist. Këta djem kanë bërë diçka të jashtëzakonshme.”- përfundoi Cana./PanoramaSport

    lorik cana
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    April 15, 2026

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    April 15, 2026

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    April 15, 2026

    “Marrëdhënia me Italinë nuk është më e njëjtë”, Trump sulmon sërish Melonin. Kryeministrja italiane: Aleanca euroatlantike nuk ndahet

    April 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Parashikimi i horoskopit 14 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.