Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vodhi një motomjet, arrestohet 20-vjeçari në Vlorë

    “Pse SHBA-ja nuk po ta heq damkën e “non grata”-s?”, Alesia Balliu-Berishës: Sali frikacaku, atë që bën Shkëlzeni me Ramën mos na e faturo ne!

    Ulen çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës vendos tarifat e reja

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Kërkim ndërkombëtar për ish-zyrtarin e SHIK/ Policia londineze e rikthen në qendër të vëmendjes, ku fshihet Ilir Kumbaro?

    August 6, 2025

    Pas 13 vitesh heshtje, policia metropolitane në Londër ka rinisur kërkimet për Ilir Kumbaron, ish-zyrtarin e lartë të SHIK-ut shqiptar, i zhdukur në rrethana misterioze në vitin 2011, një ditë përpara se gjykata britanike të jepte vendimin për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

    Kumbaro, sot 70 vjeç, u arrestua në vitin 2008 në Mbretërinë e Bashkuar për llogari të drejtësisë shqiptare, e cila e kërkonte për rrëmbim dhe torturë të Remzi Hoxhës në vitin 1995. Por në dhjetor 2011, ai u zhduk pa lënë gjurmë, duke thyer masën e lirisë me kusht dhe duke shmangur vendimin e gjykatës.

    Policia e Londrës ka lëshuar një apel të ri për ndihmë nga publiku, të shoqëruar me fotografinë e Kumbaros dhe pamje të vetme filmike nga viti 2010, kur ai firmoste në rajonin policor si pjesë e detyrimeve ligjore.

    Në vitin 2012, Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë e dënoi në mungesë me 15 vite burg, ndërsa dosja e Remzi Hoxhës – biznesmenit shqiptaro-maqedonas që u rrëmbye dhe u zhduk nga SHIK – vijon të mbetet një nga krimet më të rënda të pazbardhura të tranzicionit shqiptar.

    Ngjarja përfshiu edhe figura të tjera të larta të SHIK-ut, por shumica prej tyre tashmë kanë ndërruar jetë, duke e lënë dosjen në një terr edhe më të thellë: Bashkim Gazidede, Budjon Meçe, prokurori Xhevat Hana dhe avokati John Jones – të gjithë ndërruan jetë në rrethana të ndryshme pas viteve 2008.

    Sot, policia britanike nuk di ende nëse Ilir Kumbaro ka dalë nga Mbretëria e Bashkuar apo fshihet brenda saj nën identitet të rremë. Ndërkohë, familja e Remzi Hoxhës vazhdon të kërkojë drejtësi, ndërsa pyetja thelbësore mbetet ende pa përgjigje: ku është Ilir Kumbaro dhe çfarë ndodhi me Remzi Hoxhën?

    Ilir Kumbaro kerkim nderkombetar londer SHIK
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vodhi një motomjet, arrestohet 20-vjeçari në Vlorë

    May 2, 2026

    “Pse SHBA-ja nuk po ta heq damkën e “non grata”-s?”, Alesia Balliu-Berishës: Sali frikacaku, atë që bën Shkëlzeni me Ramën mos na e faturo ne!

    May 2, 2026

    Ulen çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës vendos tarifat e reja

    May 2, 2026

    Leku i qëndrueshëm në prill, luhatje të lehta për dollarin dhe euron

    May 2, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.