Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në Itali, pasi akuzohet se ka kërcënuar me vdekje pronarët e një lokali pranë një stacioni treni, duke u shkaktuar atyre frikë dhe ankth të vazhdueshëm.
Sipas mediave italiane, ndaj tij ishte vendosur më herët një masë ndalimi nga Gjykata e Asti, e cila i ndalonte afrohej më pak se 1000 metra nga viktimat. Megjithatë, 42-vjeçari e ka shkelur vazhdimisht këtë urdhër, duke u rikthyer shpesh në zonën ku ndodhej biznesi.
Më 30 mars, një patrullë e Njësisë Operacionale dhe Radiomobile e kapi në flagrancë duke shkelur masën e sigurisë, çka çoi në arrestimin e tij të menjëhershëm.
Pas verifikimit të rastit, Gjykata e Asti-t lëshoi një urdhër të ri arresti ndaj tij, ndërsa çështja tashmë pritet të shqyrtohet nga autoritetet gjyqësore, të cilat do të përcaktojnë përgjegjësinë ligjore në seancat në vijim.


