VELIPOJE- Efektivët e Policisë Velipojë arrestuan shtetasin me inicialet F. Gj., 53 vjeç, banues në fshatin Rrjoll, pasi dyshohet se ka kanosur dhe ka kundërshtuar një punonjës të OSHEE-së, gjatë kryerjes së verifikimeve në aparatin matës të energjisë elektrike në banesën e 53-vjeçarit.
Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen S.Ç., pasi nga verifikimet ka rezultuar se ka vënë një kioskë në fshatin Dobraç, pa leje nga organet kompetente.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Përgatiti Radar.al


