Autoritetet gjermane besojnë se ishte vetëm një person i cili qëlloi për vdekje me thikë në qafë 3 persona dhe plagosi disa të tjerëve. Një operacion i madh kërkimi për të dyshuarin është në vijim, por për të nuk ka të dhëna mbi identitetin apo pamjen.
Dëshmitari okular Lars Breitzke i tha gazetës Solinger Tageblatt se e kuptoi që diçka nuk shkonte kur pa një këngëtare në skenë me një shprehje të çuditshme në fytyrë.
“Dhe më pas një person ra vetëm një metër larg meje,” tha ai. Lars Breitzke, thekson se në fillim mendoi se ishte dikush që ishte i dehur. Por kur u kthye, pa njerëz të tjerë të shtrirë në tokë dhe disa pellgje gjaku.
Philipp Müller, një nga organizatorët e festivalit, tha se ekipet e urgjencës po luftonin për jetën e nëntë personave.
“Njerëzit janë të shokuar, por u larguan nga sheshi në mënyrë paqësore,” tha Müller.
Të shtunën, policia tha se ishte ende në kërkim të sulmuesit të panjohur dhe se numri i të plagosurve rëndë ishte rritur nga katër në pesë.
“Të plagosurit dhe dëshmitarët janë duke u marrë në pyetje. Aktualisht policia është vënë në kërkim të autorit me një ekip të madh”, tha policia.
Sulmi me thikë ndodhi ndërsa mijëra njerëz u mblodhën në sheshin qendror në qytetin Solingen në perëndim të vendit gjatë festimeve për të shënuar 650-vjetorin e saj, të cilësuar si një festival i diversitetit.
Përktheu Radar.al


