Blerina Braka tregoi se kënga e saj konkurruese në festivalin “Kënga Magjike” është një dedikim.
Për herë të parë, këngëtarja, zbuloi rastin fatkeq të dhunës në familjen e saj.
Braka u shpreh: Kënga ‘Mirëmëngjes’ është dedikim. Kjo pjesë është një ngjarje e përjetuar nga motra ime, e cila ka pasur një jetë me probleme, si shumica e grave në Shqipëri.
Kënga më lidh me historinë e motrës sime dhe kur e këndoj përjetoj edhe unë, atë që ka përjetuar motra ime./tvklan.al


