Olsi Bylyku ka bërë një shkrim në rrjetet sociale duke kujtuar dhe duartrokitur shumë nga personazhet e njohur të humorit që kanë lënë gjurmë tek publiku.
Por ai reflekton se tashmë sipas aktorit “u mboll ky devijim shoqerore me etjen per te degjuar agresivitetin,luksin & thashethemin duke lene pa “vemendje” e duhur nje bote shume te bukur me personazhet e paharruara”.
Statusi i plotë
Rastesisht duke bere scroll ne Instagram me dolen disa video te Portokallise & Klanifornias,u ngacmova nga ato video,hyra ne youtube dhe qekur jam zgjuar deri tani kam pare mbi 1000 sketche te mia dhe kolegve te mije te nderuar…qesha shume,personazhe & imitime,sketche me mesazhe te forta mbi brezin e ri,politiken,familjen e shtetin.Sapo mbylla telefonin pata nje ndjenj jo te mire,dhe fillova t’mendoj…
Pse u mboll ky devijim shoqerore me etjen per te degjuar agresivitetin,luksin & thashethemin duke lene pa “vemendje” e duhur nje bote shume te bukur me personazhet e paharruara te ikones Agron Llakaj,skenare qe jan refrene te Flor Binajt dhe Erion Isait,imitimet te paharritshme te Rezit dhe Delindes,improvizimet fenomenale te Albanos dhe Egit,personazhet hit te Besit & Gazit, “dhimbje brinjesh” te Vis Pupes,Ledio Lakos e Salsanos. Lotet e Visjanit e Cubit,karakteret historike Bukra & Luzja te Renates dhe Albanes apo Rudina Dembacaj me imitimet dialektore…
Trio historike Ermal,Jul,Gent etj etj (ndjese per kedo qe nuk e permenda,por keto qe me erdhen shpejt e shpejt ne mend)
Artisti gjithmon kerkon vemendjen e publikut ndaj secili prej tyre ka improvizuar,disa ndoshta duke u bere “pale” e “llacit” qe nuk duan,disa ndoshta pa pune,disa ne tik-tok e disa prej tyre mund te jene akoma ne emisionet aktuale te cilet i pershendes
Ndoshta prej ktyne qe permenda me disa nuk flas hic e disa ndoshta edhe mund te m’ken shajt me naj diskutim,mos e vrisni trunin ket post e kam vetem me ju falenderu dhe duartrokit si miq e si koleg pasi cdo dite e kuptojme kontributin e vyer qe keni dhene dhe po jepni nder vite. Ju perqafon,Kimikati!
I njejti falenderim dhe per te gjithe aktoret e teatrit por duke qene qe nuk kam bashkepunuar kurre,ndalova tek koleget qe njoh
Lulet jepen sa je i gjalle,sa me shume te duatrokasim vlerat,aq me pak do kemi Mumajes te humbur! Orr Popull. (Shkrimi eshte ne nxitim e siper ndaj ndjese per ndonje gabim drejteshkrimor )


