“K’cimi i Tropojës”, një vallëzim i njohur festiv shqiptar, është futur edhe zyrtarisht më 4 dhjetor në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar duke ndarë disa pamje nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ku pasagjerët e ardhshëm dhe ata që nisen, priten dhe përcillen me atmosferën e traditës shqiptare, K’cimin e Tropojës.
“MIRËMËNGJES
dhe me këto pamje të mirëseardhjes në tokën shqiptare që t’pret e t’përcjell me K’cimin e Tropojës, një pasuri që i përket gjithë botës tashmë, ju uroj një të diel të paqtë”


