SHBA– Rreth një orë më parë Donald Trump mbajti fjalimin e tij në Floridë duke shpallur fitoren kundër Kamala Harris edhe pse ende nuk ka marrë të gjithë votat e nevojshme për tu shpallur Presidenti i 47-të i SHBA-ve.
Ndërkohë nga kampi kundërshtar është vënë re që një festë e organizuar dhe vend i krijuar për fjalimin e Harris është shkatërruar.
Në vendin e festës së natës zgjedhore të Kamala Harris në Uashington DC, nënkryetarja Harris pritej të fliste para turmave në Universitetin Howard, por kur u bë e qartë se kjo nuk do të ndodhte, të mbledhurit u larguan për në shtëpitë e tyre, duke lënë pas karrige bosh dhe flamuj të hedhur përtokë./BBC/Radar.al



