Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kroacia mesazh për Vuçiç: Po keqinterpreton qëllimisht marrëveshjen ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën!

    Aksident në aksin Milot-Lezhë/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, dy të lënduar

    Tragjedi në Itali/ 59-vjeçari shqiptar vret ish-gruan dhe partnerin e saj të ri, më pas i jep fund jetës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Kapet në Spanjë bosi shqiptar i trafikut të dro*ës, fshihej si “kroat”, rrezikon 30 vite burg

    November 21, 2025
    Zbulohet laboratori i kokainës në Spanjë, 25 të arrestuar. Mes tyre dy shqiptarë

    Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK është arrestuar nga policia spanjolle, ku fshihej prej muajsh për të shmangur një dënim që mund të arrijë deri në 30 vite burg.

    Sipas mediave në Spanjë, i arrestuari përdorte dokumente të falsifikuara dhe ishte regjistruar si qytetar kroat, me qëllim që të humbiste gjurmët nga autoritetet ligjzbatuese. Gjatë verifikimit të të dhënave, policia konstatoi se ndaj tij ishte lëshuar një njoftim i Interpolit që prej muajit maj, me kërkesë të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri.

    Burime nga organet e drejtësisë bëjnë me dije se i dyshuari është përfshirë në një operacion trafiku droge të nisur në shtator të vitit 2020. Ai dyshohet të ketë komunikuar me trafikantë të njohur për koordinimin e një ngarkese narkotikësh të destinuar për në Itali.

    Gjithashtu, ai akuzohet se ka njoftuar bashkëpunëtorët për një kontroll policor në banesën e tij, ku u sekuestruan rreth 100 gram heroinë dhe pajisje që shërbenin për bllokimin e sinjalit. Hetuesit dyshojnë se pavarësisht kontrolleve, ai kishte arritur të zhvendoste pjesën tjetër të drogës dhe të vazhdonte aktivitetin kriminal.

    I arrestuari ndodhet aktualisht në paraburgim në Spanjë, ndërsa kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

    shqiptari spanjë trafik droge
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kroacia mesazh për Vuçiç: Po keqinterpreton qëllimisht marrëveshjen ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën!

    April 18, 2026

    Aksident në aksin Milot-Lezhë/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, dy të lënduar

    April 18, 2026

    Tragjedi në Itali/ 59-vjeçari shqiptar vret ish-gruan dhe partnerin e saj të ri, më pas i jep fund jetës

    April 18, 2026

    Çfarë do të bëjë nëse fiton BBV? Mateo zbulon planet për 100 mijë eurot

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.