ITALI– Policia italiane ka sekuestruar 93 kilogramë kokainë me vlerë 4 milionë euro në një apartament në Seregno dhe për rrjedhojë ka vënë në pranga 31-vjeçar shqiptar.
Mësohet se operacioni nisi në kuadër të një hetimi për trafikun dhe shitjen e drogës në sheshet e provincave Monza dhe Milano.
Policia e Milanos e ka nisur operacionin gjatë natës mes të dielës dhe të hënës, në kuadër të një hetimi për trafikun dhe shpërndarjen e drogës në sheshet e provincave Monza dhe Milano, të koordinuar nga Prokuroria e Monzës.
Ndërkohë policia italiane pritet të publikojë edhe më shumë detaje në orët në vijim për këtë sasi të madhe droge të sekuestruar./ILGIORNO


