Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vodhi një motomjet, arrestohet 20-vjeçari në Vlorë

    “Pse SHBA-ja nuk po ta heq damkën e “non grata”-s?”, Alesia Balliu-Berishës: Sali frikacaku, atë që bën Shkëlzeni me Ramën mos na e faturo ne!

    Ulen çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës vendos tarifat e reja

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Kap veshin dhe ulet poshtë podiumit/ Biseda e tensionuar e ish-Presidentit Trump me agjentët pas sulmit: Prit të marr këpucët

    July 14, 2024
    Kap veshin dhe ulet poshtë podiumit/ Biseda e tensionuar e ish-Presidentit Trump me agjentët pas sulmit: Prit të marr këpucët
    Donald Trump, pamja pas sulmit, me grushtin ngritur drejt turmës dhe fytyrën me gjak.

    Tentativa për atentat ndaj kandidatit për President Donald Trump, ngjarje e cila ka ndodhur rreth 12 orë më parë, gjatë mitingut të tij në fushatën elektorale në Butler të Pensilvanisë, ka vënë në alarm gjithë SHBA e është pasuar me reagime të shumta nga udhëheqës në mbarë botën.

    Ky sulm i cili u nis nga 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks për të vrarë Presidentin Trump, la të vrarë një nga mbështetësit e ish-presidentit dhe plagosi dy të tjerë. Ndërsa janë ngjallur kritika për masat e sigurisë të vendosura në mbarvajtjhen e tubimit të Trump.

    Edhe pse ndërhyrja e agjentëve sekretë ishte e shpejtë pasi u dëgjuan të shtënat me armë zjarrri, ka pasur një reagim nga një dëshmitarë, (mbeshtetës i Trump) i cili ka thënë se i paralajmërova anëtarët e shërbimit sekret por sipas tij nuk kanë reaguar.

    Megjithatë nga pamjet e publikuara në mediat amerikane është parë që anëtarët e Shërbimit Sekret u afruan rreth ish-presidentit Trump për ta mbuluar dhe për ta larguar përfundimisht nga skena ku po mbante fjalimin.

    Në një prej videove të publikuara dëgjohet biseda e Trump me agjentët, gjatë kohës që agjentët u afruan ta mbronin pasi u qëllua.

     

    Trump fell to the floor as shots rang out and was mobbed by Secret Service agents.

    ‘Let me get my shoes on’, the former president said moments before being hurried off stage

    Latest: https://t.co/xc7XoFnkBB pic.twitter.com/hhUidH8525

    — Sky News (@SkyNews) July 14, 2024

    Momente të dialogut mes Trump dhe agjentëve sekretë:

    Dëgjohen të shtënat, Trump kap veshin dhe ulet poshtë podiumit.

    Agjenti: A jeni gati?

    Agjenti: I armatosuri është neutralizuar!Gati për të shkuar?

    Agjenti: Fusha është e pastër.

    Agjenti: Përpara, zotëri, le të shkojmë.

    Trump: Më prit të marr këpucët.

    Agjenti: Unë po të mbaj.

    Trump: Prit të marr këpucët e mia.

    Agjenti: Mbaje në kokë, po të rrjedh gjak, i jep një shami.

    Agjenti: Kujdes. Prisni.

    Trump ngre grushtin duke parë njerëzit.

    Trump: Luftoni! Përleshje! Përleshje!

    Turma brohorit:SHBA. SHBA.

    Ish-presidenti Donald Trump, njëkohësisht kandidati për President të SHBA-ve u qëllua me armë zjarri gjatë një takimi elektoral në Pensilvani. U plagos në veshin e djathtë ndërkohë mësohet se tashmë gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. 20-vjeçari, Thomas Matthew Crooks i dyshuar si autori i sulmit u vra./Radar.al

    biseda Trump-Agjentet sekrete plagoset donald trump zgjedhjet ne shba
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vodhi një motomjet, arrestohet 20-vjeçari në Vlorë

    May 2, 2026

    “Pse SHBA-ja nuk po ta heq damkën e “non grata”-s?”, Alesia Balliu-Berishës: Sali frikacaku, atë që bën Shkëlzeni me Ramën mos na e faturo ne!

    May 2, 2026

    Ulen çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës vendos tarifat e reja

    May 2, 2026

    Leku i qëndrueshëm në prill, luhatje të lehta për dollarin dhe euron

    May 2, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.